"Pronaret, interesa te ngushta"
Reagim i menjehershem i republikaneve ndaj ish-pronareve, te cilet i jane bashkuar "Polit te Lirise". Nepermjet kryetarit te grupit, Arian Madhi ata kane kembengulur se vetem zgjidhja e drejte e ceshtjes se prones, do t`a ktheje Shqiperine ne nje vend te vertete demokratik qe respekton te drejtat e qytetareve te saj, ne perputhje me Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut, dhe ato te njohura dhe te sanksionuara nga Kushtetuta jone. "Partia Republikane gjykon se ceshtja e prones nuk mund te shtyhet pafund pasi eshte kthyer ne nje pengese per zhvillimin e vendit dhe per me keq akoma si nje teme politike per abuzime elektorale nga subjekte, te cilat nuk kane pasur vullnetin minimal t`i kontribuojne ketij procesi", tha Madhi. Sipas tij, zeri i Partise Republikane ne mbrojtje te se drejtes se prones, ka qene i vazhdueshem dhe i vendosur, pavaresisht deklaratave tendencioze kunder veprimtarise se saj, qe inspirohen nga qellime te interesit te ngushte politik te ndonje kryetari pa parti, apo personi qe kerkon te faktorizohet nepermjet protagonizmit negativ. "Me gjithe vleresimet qe kemi per shoqaten "Pronesi me Drejtesi" duhet te pohojme qe kritikat e disa individeve te saj, ndaj veprimtarise se PR per ceshtjen e pronave inspirohen nga qellime te interesit te tyre te ngushte politik", tha Madhi. Duke vleresuar nismat e ndermarra nga PR per pronat, Madhi ka nenvizuar faktin se nuk mund te bashkohej me zerin e ndokujt qe kerkonte shkaktimin e krizes ne qeverisje, pikerisht ne momentet e integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike.