E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje jete e re nis per Tomka dhe shoket e tij

Një jëtë e re nis për Filmin "Tomka dhe shokët e tij" prodhuar  36 vite  më parë nga Kinostudia Shqiptare. Filmi i regjisores Xhanfize Keko do të restaurohet nga  labaratorët më të specializuar per materiale audiovizuale në Amerike. Nje fakt i tille behet i ditur nga sefja e redaksise se filmit në Arkivin e Filmit, Eriona Vyshka Restaurimi do të nis në fillim të shtatorit dhe më pas e pret një tur në festivale të ndryshme eropiane.
Filmi ka vlera të vecanta artistike, ku në pah del loja aktoriale e fëmijëve cka e vecon regjisoren Keko. Ky film mbanë vulen e regjisores Xhanfize Keko, me skenar te Nasho Jorgaqit, muzike te Aleksanër Lalos e derigjim të Ferdinant Dedës Në qendër të filmit është Tomka  interpretuar nga Ena Zhegu, ai është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›