Ekspertet Autortiteti i konkurences duhet te studioje tregun e karburanteve

Shqiptarët duken të dënuar të paguajnë shtrenjtë karburantet, edhe pse kemi burime të mjaftueshme.
Ndërprerja e prodhimit në rafineri që gjatë vitit të kaluar ka ndikuar në rritje të çmimit, ndonëse ekspertët pranojnë se prodhimi vendas pak ndikoi në treg.
Këtë vit, tregu i karburanteve u furnizua nga importi, e në teori drejtuesit e automjeteve i gëzohën uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Prej fillimit të vitit, çmimi i naftës ra 10% në burse, por jo në vendin vendin tone.
Specialistet vlerësojnë se në treg ka përqëndrim të aktivitetit tek vetëm pak kompani, e nuk ofron mundësi për blerësit. Ekspertët therrasin në Apel autoritetin e konkurrencës për të vlerësuar situatën e krijuar.
Hapi i parë që duhet bërë në këtë treg, sipas ekspertëvë, është transparenca për sasitë dhe llojet e shitjeve.
Sipas të dhënave tatimore, grupi i një prej kompanive më të mëdha tregtare të karburanteve, renditet e dyta për nga niveli i xhiros vjetore për vitin 2012. Aktualisht çmimi i naftës në pikat e shitjeve është rreth 185 lekë për litër dhe ai i benzinës 195 lekë për litër.