E Martë, 3 Nëntor 2026

“Një kafe me RTSH” me punonjësit e shëndetësisë: Fokus te shëndeti, natyra dhe histori suksesi

Punonjësit sistemit shëndetësor në qytetin e Shkodrës ishin të intervistuarit e radhës nga mikrofoni i gazetareve të RTSH.

Preferencat kryesore ishin për emisione që trajtojnë çështjet e shëndetësisë, emisionet kulturore, filmat shqiptar, por edhe programet sportive.

“Interesi është profesional sa i përket informacioneve që lidhen me profesionin e mjekut”.

“I ndjek në përgjithësi emisionet e RTSH dhe më pëlqejnë kryesisht ato kulturore”

“Sporti, filmat shqiptar, ka programacion të larmishëm realisht”, thanë disa nga mjekët.

Të intervistuarit kërkuan më shume debate në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe arsimor si dhe emisione që sjellin në ekran histori motivuese dhe inkurajuese për shoqërinë.

“Do doja të kishte më tepër debate lidhur me përmirësimin e shëndetësisë, arsimit, kulturën, drejtimi i të rinjve drejt shkollave profesionale.

Duhen programe për mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve

Unë do kisha dashur një emision që flet për edukimin shëndetësor apo histori motivuese”, u shprehën ata.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›