Nje kancer ne bulevard
Dukuria e autokrateve qe duan te lene gjurme ne histori nepermjet aktesh gjigante arkitektonike eshte e njohur. Mjafton te kujtosh Napoleonin Luigjin XIV Leninin Hitlerin Jul Qesarin etj. E vetmja gje qe me cudit dhe nuk e shpjegoj dot eshte Perse diktatori i sotem zgjedh te firmose fiks mbi firmen e Enver Hoxhes. Perse do te fshije gjurmen e Hoxhes per te vene te veten Mos pandergjegjshmerisht tenton te na thote
Diktaturen nuk e beri vetem 1 Enver Qeme te shumte ne numer
Mos ndoshta do te na thote qe komunizmi nuk mbaron me 50 vjet. Qe ne ende jemi aty
Ne kete shkrim e kam fjalen per projektin e ri arkitektonik per mauzoleumin e diktatorit modern.
Nga gjerat e para qe mesojme ne arkitekture eshte qe ndertesen e ben funksioni dhe jo forma. Per shembull nje ndertese teatri ku luhet bingo nuk mund te quhet me teater.
Ne kete republike ku parlamenti nuk ka funksionuar asnjehere si i tille ku ne karrige ulen vota te vjedhura ku plas plumbi dhe grupe te forta interesash private shahen nga motrat edhe sikur Westminster-in te sjellesh nga Londra dhe ta vesh ne bulevard perseri nuk do te kete Parlament Prandaj me duken disi pa vlere biseda te tipit Cila studio e fitoi Si u be konkursi keshtu Sa do te kushtoje - etj.
Ne nuk po ndertojme nje Parlament. Po ndertojme perseri nje mauzoleum. Sepse jam i sigurt qe qeveria qe do te vije pas kesaj do te doje ta organizoje perplasjen pardon Parlamentin ne nje godine tjeter. Nje mentalitet i tille te prishim lavdet e tij per te ngritur tonat nuk sjell zhvillim. Sjell pafundesisht shkaterrimin dhe rindertimin e se njejtes veper me forma te ndryshme. Profesori im thote qe nje rindertim nuk kryhet kur pershtatja e nderteses ekzistuese kushton me pak se 70 e rindertimit... Por kush po flet per kosto Une qe as e kam idene sa do te jene ato.
Lirine nuk e solli Skenderbeu sikurse dhe demokracine nuk mund ta sjelle arkitektura Ate duhet ta sjellin njerezit prandaj nuk mund te genjehem nga fraza monstruoze Per 100 vjetorin e Pavaresise i dhurojme popullit nje Parlament te ri me arkitekture moderne. Perse nuk na dhurojne lirine Madje per 100 vjetorin e Pavaresise pse nuk na dhurojne vertet pavaresine
Me vjen keq qe e gjithe kjo zhurme mbi projektin e ri te Parlamentit e ka spostuar biseden ne fazen B. Pra tani jemi dakord ta shembim piramiden por pse u be konkursi i padrejte dhe pse studiot ishin anonime Jo Duhet te vazhdojme te kembengulim qe Piramida nuk duhet te shembet thjesht se Baca i fisit do te lere nje shenje te ekzistences se vet. Ka mjaft shpella ku nje njeri primitiv mund te vizatoje dema dhe drere... Qendren e qytetit modern e vizaton shoqeria civile.
Nuk mund te bisedohet per projektin e Parlamentit te ri kur vete rreth kesaj teme ka mjegull te papershkueshme. shte e pamundur te flitet per arkitekturen e ketij vandalizmi kur nuk ka informacion.
Kur filloi te flitej per kete teme kisha shume deshire te analizoja te gjithe projektet e ekspozuar per te krijuar opinionin tim por ishte e pamundur ne kushtet e kesaj sekrecie. Pervec nje kodi disashifror nuk ka asnje te dhene mbi kostot konceptet autoret etj. Te vetmet te dhena jane maketet me drita. Dhe kryetarja e Parlamentit e di shume mire qe nje arkitekt asnjehere nuk gjykon maketet. Une nuk krijoj dot opinion. Opinioni i nje arkitekti nuk eshte I bukur apo i shemtuar shte joprofesionale te merresh me makete.
shte njesoj si Shpetim Saraci te gjykoje muziken e Rihanes nga nje videoklip pa ze ne televizor.
Te vetmit qe mund te gjykojne duke pare makete jane amatoret. Madje me keq eshte populli i thjeshte. Ai qe nuk e di qe as ne konkurs nuk eshte gjykuar mbi baze maketesh por mbi baze kasafortash. Konkursi ose eshte bere brenda nje kasaforte ose nuk eshte bere fare.
E vetmja gje qe jam i sigurt qe ka ndodhur eshte dita e ekspozites. Aty isha edhe vete. Nuk harrova te shkoja diten e veres. Kur bulevardi mbante ere djerse dhe thartire. Kur ne vend te luleve ajri mbante ere flokesh te palare. Ne sallen e ekspozites populli gjykues bente foto tek divanet abazhuret tapetet dhe tek flamuri... ah po Flamuri. Ata qe nxirrnin foto nga maketet i shoqeronin keto me komentin Shih si i kane bere edhe Benz-at te vegjel si prej lodre....
Populli pa maketet. Arkitektet mbeten bosh. Nuk pane asgje. Pane bodigardet ne fakt. Nga nje mbi cdo maket.
Disa dite me pas popullit iu hodh nje tjeter lajm per tu pertypur. Projekti Fitues. Lajmi nuk permbante as daten kur u zhvillua konkursi as emrin e studios vjeneze por mbi te gjitha lajmi nuk permbante as foton e maketit qe ky popull kishte pare. Me shume veshtiresi neper facebook u fiksua emri Coop Himmelblau. Por ne faqen e Coop Himmelblau nuk gjendet asnje lajm mbi fitoren e madhe. I vetmi projekt ne lidhje me Tiranen eshte ai i adaptimit te vjeter te nderteses se Kuvendit.
Po keshtu as ne te perditshmet Dezeen dhe Archdaily te cilat publikojne edhe modelet e reja te tavolinave ne ndonje dyqan te Milanos nuk shkruhet asgje per kete projekt madheshtor te Parlamentit tone. Shtypi i arkitektures nuk merret me makete
Ka dy gjera ne jeten time te cilat nuk i kam mesuar dot kurre permendsh me gjithe perpjekjet. E para eshte nje vjershe patetike me lulekuqe i dyti eshte emri i studios Belgo-Shqiptare qe po na ben sheshin Skenderbej.
Kete nuk e fiksoj dot sepse nuk e has ne asnje faqe shtypi arkitekture sepse te vetmet projekte te kesaj studioje te asociuar shpesh me emrin e fotografit Anri Sala jane te zbatuar e dizajnuar ne Shqiperi.
Coop Himmelblau nuk eshte keshtu. shte nje nga te famshmet. Kur hyn ne faqen e saj sheh nje projekt fantastiko-shkencor qe po zbatojne ne Kinen e Larget. Dekonstruktivist ekstravagant... lindor.
Coop Himmelblau jane te famshem. I kam hasur shpesh ne Dezeen dhe Archdaily. Keta jane pak a shume si Lady Gaga e arkitektures ose me te vegjel... si...Pussycat Dolls te arkitektures.
Shpesh verej qe publiku nuk e kupton qe edhe arkitektura ka yjet e saj te pavlere por pompoze. Keshtu kemi Zaha Hadid = Lady Gaga Frank Gehry = Justin Timberlake Santiago Calatrava = Enrique Inglesias...etj. Te gjithe superstare ne aparence por jo ne substance. Pop... Sikurse yjet e popit edhe yjet e arkitektures qendrojne ne qiell sepse jane miliardere paguhen me shuma marramendese kullufisin hapesira ne revistat dhe blogjet e arkitektures dhe kane mundesi pa fund per te botuar libra siperfaqesore me figura dhe pa fjale.
Yjet e arkitektures jane te medhenj sepse nen hijen e tyre te rende punojne me qindra arkitekte te rinj anonime. Vete STARkitektet dalin nga hije starkitektesh.
Fenomeni Lady Gaga i cili deshtoi ne fushaten e koncerteve elektorale tani do te zbatohet nepermjet arkitektures tek mauzoleumi yne i ri.
Problemi qe arkitektura ka me arkitektet Lady Gaga eshte i njejti qe nje njeri i semure do te kishte nese do ta conin tek nje estetist per te kuruar semundje serioze. Starkitektet ne rastin me te shpeshte jane estetiste te arkitektures. Jo me kot u jepen terrene te pafundme ne periferi qytetesh pa situata urbane. Qe estetika e tyre ekstravagante dhe plot pretendime te mos demtoje teksturen urbane te qyteteve te perendimit.
Kjo eshte arsyeja pse starkitektet po punojne me se shumti ne vendet arabe dhe ne kine. Sepse vetem atje princa mafioze dhe diktatore masturbues jane duke vene cizmen mbi cdo interes te shoqerise per te ngritur fortesat e lavdise se tyre. Ndoshta si Parlamenti yne i ri shte kjo arsyeja perse nuk sheh projekte megalomane ne qender te Stokholmit Dublinit Parisit Kopenhagenit Romes Oslos por i sheh keto vetem ne qytete si Bilbao Salford Shengzhen Shanghai Beijing Abu Dhabi Dubai etj. Sepse jane keto vendet ku shoqeria civile nuk pyetet.
Menyra me e thjeshte per te kuptuar urbanistiken dhe rolin e arkitektures ne shoqeri eshte ta krahasosh shoqerine me nje organizem. Keshtu cdo individ eshte berthama e nje qelize cdo qelize eshte nje familje/nje shtepi nje komunitet eshte nje ind qytetet institucionet lagjet jane inde me te medha keto inde formojne organet te gjitha organet funksionojne te lidhura per te mbajtur ne jete dhe per te zhvilluar shoqerine.
Qyteti eshte forma fizike e shoqerise. Sistemi urban dhe arkitektura jane nje pasqyre e mireqenies demokracise dhe zhvillimit. Nje qytet i semure flet per nje shoqeri te semure njesoj si nje lekure e plasur flet per nje njeri lebroz. E keqja ne shoqerine tone eshte si nje kancer. Ajo shumohet rritet aq shume sa behet e pamundur te permbahet. Rritja e saj dhe shperndarja neper organet e shoqerise i shkaterron keto organe duke paralizuar zhvillimin dhe duke vene ne rrezik vete jeten e ketij kombi.
Kjo eshte pika ku politika takon arkitekturen. Ne dite si kjo arkitektura nuk eshte nje art nuk eshte as nje inxhinieri sic na e fusin me dhune ne shkolla. Arkitektura eshte politike. shte kontribut per shoqerine. Detyra e nje arkitekti eshte te krijoje hapesiren e shendetshme per zhvillimin e shoqerise. Prandaj akte te tilla arkitektonike si gjoja parlamenti i ri ne bulevardin Deshmoret e Kombit jane tumore malinje jo sherim per popullin shqiptar. Kostot materiale kostot shpirterore dhe mbi te gjitha kostoja mbi dinjitetin e kombit tone te cilit edhe njehere i kurdiset dicka ne kurriz jane nje semundje per te gjithe ne.
Ky kancer ne bulevard eshte njesoj si semundjet e pasherueshme qe kryetari i bashkise i ka shkaktuar Tiranes ne vite. Nese ne vitet 90 Tirana vuante nga semundje te lekures sic ishin kioskat sot ajo po grumbullon semundje te tjera me te renda. Metastaza ne Tirane ndjehet ne cdo cep dhe po helmon zemrat e te gjithe atyre qe zgjohen me shpresen se nje dite ne do te behemi ... si Zvicra dhe Danimarka ... Te pakten si Bosnja.
Sot udhehiqemi nga nje kancer drejt humnerave te totalitarizmit njesoj si i semuri drejt vdekjes. Per mua dhe mbrojtesit e tjere te arkitektures dhe vlerave qytetare shembja e Piramides dhe damka pompoze qe i ngjitet siper atij sheshi eshte njesoj.