Punetore te te gjithe vendit bashkohuni I
Ka nje grup njerezish per te cilet realisht asnjehere askush nuk kujtohet. Keta jane punetoret. Kur them punetoret me pelqen ti konsideroj ne konceptin marksist te fjales punetore jane ata qe kane vetem krahun e punes dhe asgje tjeter. Ata nuk kane ne krah te tyre asnje as politiken as parate as sistemin arsimor as gjyqesorin madje as vete sindikaten e tyre.
Shkurt jane ne te njejtin nivel te drejtash si ne kohe te Marksit.
Une e di qe ata nuk para lexojne gazeta sepse po u behet lavazh truri me reality show dhe trash TV por kete shkrim nuk po e shkruaj per ta. Ndryshimi i statusit te tyre social duhet ndryshuar per te na shpetuar ne te tjereve.
PROLETARIATI
Nganjehere duket sikur nuk ekzistojne me njerez te tille. Jetojme ne nje vend ku dicka ekziston vetem nese del ne TV. Vetem kur bie ndonje punetor nga skelat ose vdes ndonje minator ne vrimat e quajtura miniera kujtohemi qe ata jane diku duke bere pune per ne. Ose kur na duhet te dalim te kthesa e Unazes per te gjetur 2 fakire me 5 mije lek te vjetra per te na ngritur frigoriferin deri ne kat te 3-te.
Punetoret shqiptare dhunohen ne te gjitha format e mundshme. Ata marrin rroga teper te uleta marrin ne vit me pak sa cmund te harxhoje per darken e vitit te ri nje deputet apo me pak se cmerr Blendi Fevziu per nje emision. Punetoret punojne ne kushte mizerabel teknike mes helmeve skelave gureve gropave e vrimave te pasigurta nen toke kryesisht pa kontrate ose me kontrate te parregullt shpesh ne shkelje me kodin e punes.
unetoret goditen e dhunohen fizikisht nga pronaret. Po te jene femra edhe kapen me hir a me pahir. Ata mund te flaken nga puna ne cdo moment pa asnje arsye pa asnje mbrojtje pa i pare ne sy per nje kapricio te pronarit. Jo rralle u mbahen arbitrarisht parate qe u takojne.
E ata nuk kane ku te ankohen. As te Zoti. Pronari per ta eshte Zoti. Madje me shume se Zoti. Zoti na administron individualisht pronari na mban me buke femijet. Pronari mund edhe te te rrahe sepse ai nuk eshte vetem pronari i punes tende por dhe i yti si individ edhe i votes tende edhe pronari i femijeve te tu.
Po qe se pronari te nxjerr ne rruge ti dhe familja jote jeni te vdekur. Keto gjera ndodhin perdite por pak na bien ne sy. E para se kemi te tere hallet tona e dyta se jemi te tere si femije qe na hutojne me lloj-lloj raketakesh dhe e fundit proletaret jane jashte interesit tone. Sepse ata jane te perjashtuarit.
KUFOMA SHOQRORE
Ata jane te pashkolle. Sistemi i ka perjashtuar qe ne lindje. I vetmi shans qe u jepet eshte qe femrat ti bashkohen prostitucionit dhe meshkujt gangstereve. Perndryshe alternativa e vetme qe te jetojne tere jeten te ndershem por ne mjerim.
Punetoret kur jane burra shndrrohen qe diten e pare te punes ne qenie pa personalitet.
Burrat jane qenie te shburreruara para grave te tyre sepse jane burra te pazote per ti dale zot familjes se tyre. Baballaret qe rrihen me grushte nga pronari ne pune jane ata qe do te rrihen nga te bijte e papune neser jane ata qe rrahin grate ne shtepite e tyre sot.
Grate qe duhet te punojne me cdo kusht perndryshe femijet nuk do kene cte hane jane ato qe do te pranojne cdo kompromis per hir te femijeve. Te atyre femijeve qe rriten duke mesuar kompromisin cnjerezor te ekzistences.
Po atehere pse nuk ngrihen Pse nuk dalin per te mbrojtur te drejtat e tyre Kjo nuk ndodh sepse klasa punetore eshte momentalisht e paafte te mbroje veten dhe te drejtat qe as nuk e di qe i gezon.
KODI I TYRE I PUNS DHE KODI YN I NDERIT
Ata jane te pambrojtur nga sistemi gjyqesor e te neglizhuar nga sistemi politik. Punojne pa kontrata ose me kontrata te parregullta madje edhe po te kene kontrata te rregullta ata nuk kane asnje shans te mbrohen prej dhunimit te kesaj kontrate. Mundesite e tyre per te marre nje avokat te mire jane zero. Mundesia e tyre per te jetuar 1 vit pa pune me te ardhurat e nje jete te tere eshte zero. Muajin e pare pa pune ata vdesin. Ata nuk kane kursime kane vetem ushqime me liste.
Ka nje kod pune qe u siguron te drejta por nuk ka asnje njeri qe te kete deshiren te respektoje kodin. Institucionet qe duhet te mbikeqyrin zbatimin e kodit te punes jane te korruptuara inspektimet e tyre jane inspektime per te zhvatur para jo per te mbrojtur punetoret.
Media qe do duhej ta pasqyronte abuzimin eshte e painteresuar. Klasa punetore nuk e shet gazeten apo nuk sjell sponsore. Madje ne media vete punetoret jane shpesh me kontrata te pavlefshme e jo rralle ne te zeze. Parlamenti eshte nje parlament te pasurish shpesh te pasuruar me djersen e papaguar te ketyre punetorve dhe me se paku nuk ka asnje interes ne ta. Asnje punetor nuk do te arrije te loboje per mbrojtjen e tij. Kategoria e klases punetore nuk ze vend real ne projektet politike sepse ata nuk jane qenie politike.
QENIA POLITIKE
Per ti mbajtur proletaret te qete mjafton ti hutosh pak me reality show dhe ti bindesh qe aty e kane vendin e aq meritojne. Mjafton nje telenovele ne darke e nje kothere ne mengjes. Ne shtepite e tyre ka perhere nje TV edhe kur catia pikon edhe kur nuk kane as krevat per te fjetur.
Por problemi eshte qe mbajtja e tyre ne erresire sociale i shnderron ne kufoma politike ne qenie te paafta per te ndryshuar veten e tyre e shoqerine permes levizjesh politike. Madje me keq ne votues gati per ta shitiur voten e tyre te oferta me e mire. Dhe ofertat nuk mungojne.
Dy jane kategorite per te cilet nuk ka nevoje ti perpunoje retorika politike te varferit ne ekstrem dhe te pasurit ne ekstrem. Te paret sepse jane qenie te privuara nga gjykimi politik te dytet sepse diktojne ata politiken dhe jo politika ata.
Njerezit qe marrin ushqime me liste nuk mundet e nuk kane per te
qene kurre njerez politike njerez qe ta perdorin voten e tyre per te ndryshuar kete vend.
Ne kemi nevoje per voten e tyre. Ne kemi nevoje qe ata te punojne bashke me ne per ta permiresuar kete vend. Ne kemi nevoje qe ata te permiresojne jeten e tyre dhe te lehtesojne shoqerine te ece perpara.
Por kjo eshte e pamundur kur ne sheshet tona te mjerimit ka akoma lumpen-proletariat.
LUMPEN-PROLETARIATI
Mjerimin e vertete te klases punetore e tregon qarte rritja e numrit te atyre qe nuk kane asgje nganjehere as shtepi dhe qe rrine te Partizani i Panjohur ose te kthesa e Unazes duke pritur qe dikush ti marre me makine per nje pune cfaredo.
Jane gati te bejne cdo gje kryesisht hamalleq e te rendomta te ngrejne placka te shembin nje mur te shkarkuar maune per te marre nje cope lek. Aq sa ti japesh. Po i dhe dhe nje cope buke gjate punes ta dine per nder. Po nuk u dhe do perpiqen ta mbarojne punen pa u rene te fiket.
Lumpenproletariati jane ata qe nuk i mbron askush. Jane ata qe po u dogj neser Shqiperia ne kemi qelluar qejflinj te medhenj djegiesh ata do jene te paret sepse kushtojne lire dhe sepse nuk kane asgje. Mjafton tu japesh nje cakmak.
VDEKJA E SINDIKALIZMIT
Teorikisht ata duhet te ishin te mbrojtur. Me ligj per ta lufton sindikata. Por shpirti i sindikalizmit te ne ka vdekur dhe duket se tani eshte teper vone per ta ringjallur. Proceset qe faktorizuan sindikatat ne Perendim ka gjasa te mos nisin kurr te ne.
Sindikatat jane nje organizem i dekompozuar tashme. Te paafta per te zgjidhur cfaredo problemi te punetoreve te tyre te paafta per te mobilizuar me shumes e 30 vete ne shesh.
Jo rralle dhe shembujt konkrete arrijne te penetrojne here pas here ne media sindikata bashkepunon me pronaret per tua futur punetoreve.
Sindikalizmi shqiptar thuajse inekzistent ne kohe te Zogut edhe aq u shkaterruar gjate kohes se komunizmit kur levizja punetore u shndrrua ne mbajtese lulesh e pozim per pikturat e Sali Shijakut.
Jo vetem klasa punetore ka nevoje per nje jete te re sindikaliste. Edhe punetoret me te kualifikuar ata qe punojne ne administrate ose ne organizma private duhet te rindertojne sindikalizmin e vet per te mbrojtur veten. Edhe pse prespektiva duket e zymte. Pa tradite pa shpirt sindikalist pa njohuri pa guxim pa shprese sindikalizmi duket sikur nuk do zere dot vend ne kete vend.
NIKOLLAJ OSTROVSKI
Si u kalit celiku eshte nje bestseller sovjetik autobiografia e shkrimtarit Ostrovski qe tregon ndergjegjesimin e nje punetori te varfer derisa ai arrin te ndryshoje veterealizimin e vet politik e me pas boten e vet. Jashte kontekstit politik te librit me duket sikur punetori shqiptar duhet ta filloje nga e para njesoj si motoristi Pavel ne Rusine e careve. Kapitalizmi primitiv shqiptar i mbeshtetur nga politika nuk le rruge tjeter.
Ose duhet luftuar per ta. Duhet hapur nje debat i gjere publik per te sjelle ne drite nje realitet qe duhet ndryshuar me doemos.
SKLLEVRIT MODERN
Ndjeva turp kur pashe rrobat e mia te ngrohta prane nje njeriu te zhveshur qe po dridhej nga te ftohtit ne nje nate dimri. Denova shoqerine njerezore premtova.
Keshtu shkruante Qemal Stafa i ri e idealist ne nje hartim.
Klasa e pasur e ketij vendi po kerkon tia heqe emrin e tij Stadiumit sepse i bezdis. I bezdis sepse u kujton nje idealizem qe ata e kane vrare me VKM-te me mediat e blera me zarfet per gjyqtaret me kapitalistet gangestere dhe me kostumet e tyre firmato.
Per ta idealizmi duhet zhdukur dhe klasa punetore nuk ekziston.
Por proletaret jane. Ndersa ne shohim Big Brother ata jane duke e ndertuar kete vend neper skela miniera e fabrika. Po e ndertojne si skllever.