Një këndvështrim i veçantë për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës
Deri me tani jemi familjarizuar me faktin e analizes e bashkepunimit ekonomik ndermjet dy vendeve, dmth ndermjet Shqiperise dhe Kosoves duke qene shpesh here kritikë apo skeptikë ne intensitetin e marredhenieve ndermjet dy vendeve. Ne kete shkrim deshiroj ta analizoj kete fakt pak me ndryshe. Çfarë perfaqesojne keto dy vende ne drejtim te disa parametrave kryesore se si çfare eshte e perbashket ndermjet tyre, çfare sistemi ekonomik kane ne thelb, etj. Behet fjale per te njejtin komb ne teresi i cili flet te njejten gjuhe dhe kane te perbashket flamurin kombetar, data historike, zakonet, kulturën, fene etj. Pra nje rast pothuajse unik, i cili ne marrëdhëniet ekonomike do ishte nje barriere me pak. Nuk ka nje barriere ne levizjen e njerëzve, shqiptaret ne dy anet e kufirit jane te lire dhe pa asnje lloj kufizimi. Te dy vendet kemi nje sistem politik, i cili nuk pengon marrëdhëniet ndermjet dy vendeve, përkundrazi, te dy palet pavarësisht nga diferencat qe mund te kenë kane stimuluar dhe mbështetur zgjerimin e marrëdhënieve. Te dy vendet kane te njëjtin sistem ekonomik ate te ekonomise liberale te tregut pa kufizime duke mbështetur tregtine e lire ndermjet dy vendeve, investimet e ndërsjella si dhe te dy vendet mbështesin apo kane adoptuar politika te ngjashme per sa u perket politikave monetare, financiare dhe fiskale, ose e thënë ne menyre përmbledhëse, politika integruese. Ne te dy vendet është e rëndësishme qe ekziston nje levizje e lire e kapitalit, e mallrave, e sherbimeve, si dhe e drejta pa asnjë lloj kufizimi te investimit privat si dhe te pronesise, biles ne kete te fundit jo vetem qe nuk ka pengese, realiteti ka shkuar me tej ne drejtim te rritjes shume te shpejte te blerjes se pronave private ne formen e ndërtesave apo te tokes ne te dy anet e kufirit.
Me tej, ne rrafshin e integrimit kemi shume elemente te tjere te cilat po i ndajme sëbashku, te cilat po mbështeten dhe zhvillohen me nje shpejtësi marramendëse, nje abetare te perbashket, promovime librash dhe autoresh, panaire librash dhe zhvillime koncertesh e festivalesh, vizitat me karakter te njohjes se historisë se kombit, media televizive masive te perbashketa, nje rritje te shperndarjes se medias se shkruar, nje shkëmbim intensiv ne nivelin e artit dhe te kultures, një masivizim i dukshem i jetes qytetare te qendrave te dy vendeve, nje masivizim te turizmit ndermjet te dy vendeve. Le te vazhdojme me tej: Te dy vendet kane percaktuar strategjine e tyre, dmth vizionin e se ardhmes, aleance me partnerin tone strategjik Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe integrimin europian. Kosova por edhe Shqiperia mbeshtet fuqimisht synimin e zgjerimit te njohjes se Kosoves, avancimin e saj ne procesin e integrimit dhe anëtarësimit ne NATO, OKB dhe organizata te tjera nderkombetare. Te dy vendet jane antare te CEFTA dhe ndërmjet tyre kane mareveshje te perbashketa ne drejtim te shkembimit te lire te mallrave, te investimeve si dhe te kapitalit. Dhe te gjitha keto ne nje hapësire kohore prej rreth 12 viteve ose ndofta me pak, ne një kohe qe ndermjet dy vendeve normale, koncepti i bashkepunimit do te kerkonte nje kohe shume me te madhe, si dhe nevojen e nenshkrimit te traktateve te bashkepunimit apo miqesise. Dhe ne fakt te dy vendet jane bashke, jane pothuajse integruar, fare thjesht dhe ne menyre te natyrshme per arsye se behet fjale per nje komb dhe nuk kane në thelb asnje pengese per t’u zhvilluar ne menyre te vrullshme shkembimet me interes ekonomik.
Pikerisht ajo se çfare jemi, ajo se çfare ndajme dhe kemi arritur bashke deri me tani eshte dhe kyçi per te kuptuar se edhe shkrirja ekonomike eshte teper e rendesishme per te rritur me tek ekonomikisht potencialet e dy vendeve, dhe ky eshte çelësi i shtrirjes dhe i te punuarit bashke. A është e nevojshme qe te vazhdojme retoriken se eshte e rendesishme qe biznesmeni shqiptar i Shqiperise duhet te bashkepunoje me biznesmesin shqiptar te Kosoves, se kjo do te ishte ne interesin e perbashket? Mendoj se jo. Kjo eshte e tejkaluar, se ne fakt nuk kemi se cfare te bashkepunojme më, kur secili nga shqiptaret ne te dy anet e kufirit ka te drejte ta ndjejë veten qytetar te barabarte për te investuar, për te bere biznes, etj.
Po perderisa kemi keto faktore qe ndikojne aq pozitivisht, atehere çfare mungon per te shkuar me tej? Le te bejme nje analize krahasuese te disa treguesve makroekonomike dhe ekonomike te dy vendeve. Shqiperia regjistron nje popullsi prej 2.8 milion banore dhe Kosova 1.8 milion, te ngjashme pak a shume po te konsiderojme madhesine e teritoreve dhe emigracionin respektiv. Shqiperia ka nje nivel te ardhurash prej 3400 Euro per banor ndersa Kosova ne rreth 2900. Shqipëria ka nje bilanc tregtar negativ ne rreth 23 %, ndersa Kosova ne rreth 43%. Te dy vendet kane nje nivel te larte te importeve, dhe pothuajse 80% e produktve agro-industriale importohen me nje nivel te ulet te zhvillimit te industrisë ushqimore. Te dy vendet kane nje rritje ekonomike te larte dhe pozitive ne rreth 3-4% krahasuar me vendet e rajonit si dhe nje norme inflacioni te stabilizuar ne kufijtë e 2-3%. Kapaciteti i mbledhje se te ardhurave ne te dy vendet eshte ne nivelet 25-27% e PPB dhe nivelet e shpenzimeve buxhetore ne nivelet 29-30% e PBB. Pra te dy vendet jane ekonomi ne zhvillim me nje potencial te nje rritje ekonomike mbeshtetur ne pasurite natyrore, popullsine e re, nje nivel te larte arsimor si dhe nje mentalitet apo tendence europiane të te menduarit dhe te vepruarit. Te dy vendet karakterizohen ne pergjithesi nga dominimi i biznesit te vogel ne rreth 80-90%, duke mos arritur te kemi nje nivel te larte te krijimit te kapitalit. Edhe se fundi, te dy vendet kane rritur ndjeshem nivelin e mireqenies ekonomike, si Shqiperia dhe Kosova pothuajse kane dyfishuar te ardhurat e PBB per fryme nga viti 2000 ne vitin 2012, por qe te dy vendet si ekonomi ne zhvillim me orientim perëndimor, kane nevoje per mbeshtetjen e faktorit te reshtem, si politik dhe ekonomik. Ne konkluzion te dy vendet kane te njejtin potencial ekonomik, pa diferencime te dukshme dhe pothuajse me te njëjtin nivel te jetesës. Te dy vendet kane njëkohesisht potenciale te limituara investuese dhe prodhuese investuese.
Ne kete këndveshtrim nuk mund te themi se do te bashkepunojme ndermjet nesh sepse mund te shfrytezojme diferenca qe mund te ekzistojne ne nivelin e pagave, apo nivelin e kostove a te teknologjisë, te diferencave ne politikat ekonomike, ato fiskale apo potencialeve natyrore. Jo, por kemi dy faktore te rëndësishem qe mund te na ndihmojne; faktorin e integrimit dhe ate te dinamizmit te kombit tone. Zhvillimi i vendeve tona nuk mund te konceptohet thjesht si nje bashkëpunim, por si nje vizion i përbashkët dhe nevoje jetike per te shfrytezuar te gjithe faktoret e perbashket si dhe deshiren per te konceptuar hapësiren tone si nje tërësi ekonomike unike, me nje perpjekje si ne nivelin e individit po ashtu dhe te institucioneve qeverisëse. Ashtu siç kemi përcaktuar objektivin strategjik te politikes, atë te integrimit ne strukturat euro-atlantike dhe zhvillimin ekonomik te dy vendeve, duhet ta shikojme ne kete perspektive, dmth te integrimit dhe te krijimit te nje tregu te përbashkët. Ne kete pike ka arritje te padiskutueshme si infrastruktura rrugore e përbashket, infrastruktura digjitale, se shpejti interkonjeksioni energjitik ndërmjet dy vendeve, etj.
Eshte e domosdoshme qe ne kend veshtrimin e analizes se mesiperme, tendalemi dhe te mendojme se cfare do te ishte realiste dhe e dobishme per periudhen afat shkurter per te zhvilluar me tej ekonomite e vendeve tona. Me tej koha dhe zhvillimet me te vrullshme do te krijojne mundesi dhe lehtesira te medha, kjo eshte nje tendence e percaktuar tashme. Ne radhe te pare sektore te cilat mund te zhvillohen me tej duke shfrytezuar potencialet, sektore qe kerkojne nje nivel jo te larte te kapitalit te biznesit vendor, me nje kthim ekonomik te shpejte dhe punesim relativisht te larte. Behet fjale per rritjen e prodhimit bujqesor dhe zhvillimin e industrise ushqimore. Dikur prodhimi bujqesor i Shqiperise por edhe i Kosoves se bashku si nje hambar i shume prej prodhimeve bujqesore, siguronte jo vetem nevojat e hapësires shqiptare, por dhe konkurrues ne rajon. Dhe jo vetem kjo por dhe shkembimi apo tregtimi i produkteve bujqesore nuk njihte kufi, duke regjistruar nivelin me te larte ne kete kohe ndermjet vendeve tona, shkembim i produkteve bujqesore sin je hapsire unike biles dhe pa psur nevoje per mareveshje te tregtise se lire. Po sot? Ne te dy vendet pavarësisht rritjes se shpejte te prodhimit bujqesor dhe ne menyre te vecante ne Shqiperi ndermjet ndihmes se fermereve nepermjet programeve, perseri te dy vendet vazhdojme te importojme ne shkalle te ndryshme produkte bujqesore. Duke mos harruar se shpesh kemi pasur edhe raste te pengesave te shkembimit te produkteve bujqesore te prodhuara mbi kapacitet konsumuese te vendeve tona. Pra, ne radhe te pare ne duhet te rrisim prodhimin dhe cilesine e produkteve bujqesore dhe ta tregtojme ne radhe te pare ne hapsiren tone bujqesore te integruar duke ulur ne maksimum importet bujqesore. Ne rastin e Shqiperise, rritja e prodhimit bujqesor dhe krijimi i mundësive me te medha per shitje si rezultat i zhvillimit te infrastruktures i hapi rrugen jo vetem rritjes së prodhimit por edhe permiresimit te cilesise dhe krijimit e nje realitetit te ri, ate te eksportit te prodhimeve bujqësore. Te njëjtën logjike duhet te shfrytezojmë edhe ne rastin ndermjet Shqiperise me Kosoven. Nje hapësire e perbashket prodhuese me potencial eksportues ne vendet e rajonit dhe me gjerë. Atëhere, investimi kryesor, ai i infrastruktures rrugore eshte duke u perfunduar plotesisht. Gjithashtu, eshte hedhur ideja e mundësive dhe per infrastrukturen hekurudhore. Shembulli pozitiv i Shqiperise per mbeshtetjen direkt te fermerëve ne rastin e pemtarise, vreshtarise, ullishteve, arroreve, apo dhe prodhimin e qumështit me nje kosto financiare optimale, duhet te zhvillohet me tej ne te dy vendet, dhe e fundit per kete çështje do te ishte pragmatiste per rritjen e shkembimit ndermjet dy vendeve heqjen e barrierave ne shembullin e vendeve europiane te integruara. Ështe e domosdoshme qe ta shikojme rritjen e shkembimeve dhe integrimin e tregut si nje mundesi teper realiste per uljen e kostos se prodhimeve bujqesore, si dhe rritjen e mireqenies se qytetareve dhe jo te pengojme pa asnje logjike ekonomike vetveten. Rritja e prodhimit bujqesor do te mundësonte gjithashtu zhvillimin e industrise ushqimore me qellimin e perpunimit te tepricave bujqesore por dhe per perfitimin ekonomik nga kjo industri. Behet fjale per ringritjen e kesaj industrie, e domosdoshme per furizimin e tregut me produkte ushqimore vendore dhe jot e importuara, per rritjen e shpejte te kapitalit dhe rritjen e punesimit. Jemi deshmimtare ne njesite tona tregtare te dominimit te produkteve agro-industriale te importuara jo vetëm nga vendet evropiane, por dhe nga vendet e rajonit me ekonomi te ngjashme dhe me tonat. Sigurisht rritja e kapaciteteve te industrisë ushqimore kërkon ne radhe te pare si e analizuam me sipër rritjen e prodhimit si parakusht, gjithashtu bashkimin e kapitaleve ndërmjet - pse jo - të sipermarrjve te përbashketa private ne te dy vendet dhe me mbas pse jo dhe mbështetjen e qeverive respektive nepermjet reformave strukturore, eliminimin e barrierave, lehtesime apo financime me programe eficente.
Nje moment i trete mbetet infrastuktura energjetike. Ajo se çfare mund te bejme do te jete perfundimi i interkonjeksionit ne menyre qe te lehtesojme dhe te shfrytezojm plotesisht kapacitet prodhuese. Te dy vendet kane potenciale te medha ne prodhimin shumëllojesh te energjise elektrike. Shqiperia po shenon nje progres ne rritjen e kapaciteteve prodhuese te energjise elektrike. Rritja e kapaciteteve, ndertimi i intekonjeksionit do t’i bente vertet dy vendet nje potencial serioz ne rajon apo me sakte do te krijonte tregun tone energjetik. Kjo sigurisht nuk mund dhe as do te rrinte larg vëmendjes se investitoreve te huaj, qe ne bashkepunim dhe me kapitalin vendor te mundesonte rritjen dhe ndertimin e kapaciteteve te medha energjitike.
Mendova qe ta trajtoja zhvillimin ekonomik në një këndvështrim realist per te arritur nje maksimizim te përfitimit ekonomik ndërmjet dy vendeve ne te miren e rritjes se mirëqenies. Sigurisht zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ne te gjitha rrafshet ndërmjet dy vendeve do ta konsideroja si nje veprim i perditshem qe duhet te jete prezent ne vendimet tona, ne sjelljet tona ne mendimin tone se nga rritja e shkëmbimeve ndërmjet nesh ka vetëm përfitime dhe asnjëherë dhe kurrsesi humbje.
Autori është këshilltar i kryeministrit për ekonominë