E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, 300 mijë emigrantë pritet të hyjnë në pikat e kalimit kufitar

27-12-2012 / Gazeta 55

Shtohen sportelet e përpunimit të dokumentacioneve

Për fundvitin do të hyjnë në vendin tonë mbi 300 mijë emigrantë dhe shtetas të huaj që dëshirojnë festat në Shqipëri. Kjo do të thotë gatishmëri për kufitarët. Vetëm nga Porti i Durrësit është parashikuar ardhja e rreth 250 mijë vetëve. Në Kakavijë janë bërë edhe këmbimet e ekspertëve. Një oficer grek është rreshtuar në radhët e kufitarëve shqiptarë, kurse një i tillë shqiptar është dërguar në palën greke. Në qarkun e Vlorës po operojnë 24 pika kontrolli për pasagjerët dhe automjetet, 9 prej të cilëve ndodhen në portin e Vlorës.

Morina gjithashtu po përballet me një numër të lartë hyrje daljesh. Vetëm në 24 orët e fundit janë futur në territorin e Shqipërisë rreth 3 mijë persona dhe kanë dalë 6 mijë. Në Kapshticë, ende nuk ka fluks. Lëvizja nëpërmjet kësaj pike kufitare ka vijuar në normalitet, por pritet që ditët e ardhshme numri i hyrje daljeve të rritet dukshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›