Reformat e domosdoshme për rritjen ekonomike të vendeve të zhvilluara
Ndërsa ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po jep sinjale pozitive e njëjta gjë nuk mund të thuhet se po ndodh edhe me vendet e Bashkimit Europian. Në të vërtetë reflektimi i ekonomisë amerikane është ndier edhe në Europë por gjithsesi jo me rezultate të shpejta. Një ndër këto vende europiane është padyshim Franca e qeverisë së krijuar nga Holande. Franca nuk do të arrijë dot që në vitin 2013, të mbajë deficitin poshtë 3%, të GDP siç ishte programuar. Kjo ka ngjallur një skepticizëm për perspektivën ekonomike franceze e përcaktuar si e brishtë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas raportit të tij të fundit vjetor. Në të njëjtën kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar edhe sistemin financiar francez. Edhe pse është ulur rreziku për stabilitetin, bankat franceze vazhdojnë të jenë nën rrezik të humbjeve në rast se ekonomitë e vendeve të tjera europiane do të rrezikonin. Nga ana tjetër sipas Fondit “një përkeqësim i situatës në Europë mund të shpjerë në rritjen e kostove të kredisë që mund të sjellë nga ana tjetër një humbje të rëndësishme për disa banka dhe të dobësonte rikapitalizimet. Ekspozimi i bankave franceze në borxhin e vendeve të bashkimit Europian, si Spanja dhe Italia,për vitin e kaluar ishte baras me 500 miliardë euro. Testet e kryera nga Fondi kanë dëshmuar që dy banka në mes të tetë të tjerave nuk arrijnë të respektojnë angazhimet e tyre pa ndihmën e Bankës Qendrore Europiane madje njëra prej tyre nuk do t’ia dilte dot edhe me ndihmën e Bankës Qendrore. Natyrisht këto vlerësime janë një goditje e keqe për Francën sidomos në fund të këtij vitit kur qeveria franceze ka probleme me polemikat që janë shfaqur me ikjen e kontribuesve të pasur dhe të famshëm që kanë vendosur të zhvendosin rezidencën e tyre për mos t’u prekur nga taksat e shumta. Për më tepër perspektivat e rritjes në Francë janë të brishta, edhe në sajë të kushteve të dobëta ekonomike të vetë Europës. Si rrjedhojë pritet një rënie e rritjes nga 1,7% në vitin 2012, në 0,2% në 2013 me një rritje të pakët me 0,4% për vitin tjetër. Ndërkaq ekonomia franceze po përballet me një humbje të kompetivitetit që reflektohet më një humbje të madhe të eksportit. “Çelësi për përmirësimin e rritjes dhe punësimit - deklaron Fondi Monetar Ndërkombëtar - qëndron në reformat e tregut të punës të cilat rrisin kapacitetin e firmave për të investuar, dhe për të krijuar vende të reja pune”. Po nëse në Europë reflektimi i ekonomisë amerikane po vjen ngadalë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një vend si Japonia. Inflacioni po rrezikon edhe një vend të zhvilluar si Japonia. Edhe Bursa ka reaguar negativisht, madje Nikkei ka patur ulje me 1,2% duke humbur gjysmën e asaj që kishte fituar vetëm disa ditë më parë. Investitorët ishin të sigurtë që guvernatori Shirakaëa nuk do të përballej me kryeministrin e dalë prej zgjedhjeve të fundit, Shinzo Abe i cili ka kërkuar me forcë një objektiv për inflacionin me 2%. “Banka njeh faktin që ekonomia japoneze po përballet me sfida të vështira dhe kërkon një rikthim tek rritja e vazhdueshme dhe tek stabiliteti i çmimeve” - thuhet në një komunikatë të institutit i cili parashikon një politikë akoma dhe më agresive. Një ndër to është padyshim edhe objektivi i një inflacioni në 1% që qeveria e djathtë ka programuar. Kështu do të vazhdojë deri në prill, kohën kur i skadon dhe mandati Shirakaëës mandat që skadon në prill. Këto lëvizje shkojnë direkt pas levizjes që ka kryer Fed dhe që kanë një lidhje të konsiderueshme edhe me perspektivën ekonomike. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe raporti që Japonia ka me Kinën por edhe me krizën europiane. Nga ana tjetër përgjegjësi politik i liberaldemokratëve, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe ministri i ardhshëm i politikave ekonomike, ka deklaruar se brenda 11 janarit do të ketë një ndihmë të re fiskale që do të aprovohet në parlament më datë 15 janar. Flitet për një manovër prej 10 mijë miliardë yen. Sipas disa analistëve të ekonomisë në të ardhmen qeveria e djathtë do të financojë programet e reja të shpenzimeve publike që përfshijnë rinisjen e investimeve në infrastrukturë sipas një recete të vjetër të partisë që ka udhëhequr vendin gjithmonë pas luftës.