Një ‘këpurdhë’ afro 20 kate tek Parku Rinia. Ndërtimi zë mbi 1/3 e sipërfaqes. Çfarë fsheh projekti

Studioja daneze BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Plaza”, i parashikuar në zonën e njohur si “Tajvani”, në Parkun Rinia, në qendër të Tiranës.
BIG u përzgjodh mes pesë studiove ndërkombëtare që prezantuan propozimet e tyre për zhvillimin e kësaj hapësire. Në garë morën pjesë edhe Barozzi Veiga nga Spanja, COBE nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca.
Projekti fitues parashikon një strukturë tridimensionale të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume të konceptuara për të liruar sa më shumë hapësirë në park dhe për të ruajtur aksesin e publikut. Koncepti arkitektonik mbështetet te ideja e një “reje”, nën të cilën do të krijohen hapësira të mbuluara dhe ambiente publike, si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin.
Projekti nuk tregon sipërfaqen e ndërtimit që ai zë gjë që kuptohet vetëm nga skemat e publikuara, po ashti nuk tregohet lartësia e kulëës dyshe. Nga foto duket se sipërfaqja e ndërtimot ëshzë mbo 1/3 e siplrfaqes së Parkut ndërsa zë diellin dhe dritën e ‘Shallvareve”.
Një nga elementet e projektit është ruajtja e ujit dhe e shatërvanit si pjesë e identitetit të zonës, por në një formë të ndryshme nga ajo ekzistuese. Studioja BIG propozon që uji të ngrihet në strukturë dhe më pas të rikthehet në park në formën e një “shiu vere”.
Sponsorizuar
Sipas studios, kjo zgjidhje synon të ndikojë në mikroklimën e zonës dhe të përmirësojë përdorimin e hapësirës publike gjatë muajve të nxehtë.
Gjatë prezantimit të projektit, përfaqësuesit e studios e përshkruan Parkun Rinia si një hapësirë ku ndërthuren gjelbërimi, uji dhe aktiviteti social. Propozimi synon të sjellë funksione të reja pa zënë më shumë sipërfaqe nga parku.
Programi i zhvillimit parashikon hapësira për rezidenca, hoteleri dhe zyra, ndërsa rreth 10% e tij do t’i kushtohet një komponenti kulturor dhe funksioneve të hapura për publikun.a.b