E Diel, 1 Nëntor 2026

Adrian Hila shpjegon përgjimin në dhomën e gjumit

Adrian Hila ka deklaruar në polici se kamerat e vendosura në banesën e tij janë instaluar prej tij për qëllime sigurie, duke mohuar se synimi ka qenë regjistrimi i momenteve intime.

Gjatë dëshmisë, Hila ka shpjeguar se vendosi kamerat në vitin 2022, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në internet.

Sipas deklarimit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me qëllim mbrojtjen e pronës.

Hila ka pretenduar se pajisjet nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Ndërsa për publikimin e videove, ai ka deklaruar se ishte vënë në dijeni nga miq të tij.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve intime, si dhe mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›