Shtohen 3 shtretër në kardiokirurgji, Rama me ministren për inagurim!

Kryeministri Edi Rama ka vizituar shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku kapaciteti është zgjeruar me tre shtretër, duke e çuar numrin e tyre nga 35 në 38, njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrit.
Struktura e re përfshin 15 dhoma të ndara, me dhoma dyshe, të projektuara për të garantuar kushtet e nevojshme të higjienës dhe sterilitetit.
Një tjetër përmirësim është krijimi i një dhome të dedikuar për kryerjen e procedurave sterile, duke shmangur nevojën për realizimin e tyre në reanimacion. Deri tani sterilizimi kryhej me një stil nga më të kushtueshmit në ekonominë shqiptare, promovuar nga Rama.
Blloku operator përbëhet nga pesë salla: dy për kirurgjinë vaskulare, dy për kirurgjinë kardiake dhe një sallë hibride. Këto ambiente synojnë zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve për ndërhyrjet kirurgjikale dhe procedurat komplekse.
Një tjetër element i planit për zhvillimin e QSUT-së është autonomia financiare, e cila parashikohet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.a.b