McCormak: Çertifikimi i rezultatit kërkon shumicë të cilësuar pesë anëtarësh!
Kryesuesja e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR në Tiranë Conny McCormack ka deklaruar sot se çertifikimi I rezultatit të zgjedhjeve kërkon shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Në një intervistë për Doutche Ëelle, McComack theksoi se situata në KQZ po ndikon në vendimarrjen e deritanishme, pasi sipas saj disa vendime, në bazë të ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakort ose ndryshe të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë.
Në raportin tonë paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do t’i fitojë ato, çertifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është çertifikimi i rezultatit. Ndërsa lidhur me rastet kur vendimeve të KQZ u mungon motivimi ligjor dëshëroj të sjell si shembull rastin e vendimit për rikompozimin e 89 KZAZ-ve. Ligji është i qartë, ai parashikon një listë të gjatë arsyesh për të ndryshuar anëtarësinë e këtyre komisioneve. Por aty nuk përfshihet asnjë arsye ligjore për rikompozim të Parlamentit. Por Parlamenti u rikompozua kur Lëvizja Socialiste për Integrim kaloi në koalicionin tjetër. 9 KZAZ me urdher të KQZ u rikompozuan dhe anëtari i Partisë për të Drejtat e Njeriut u largua dhe u zëvendësua me një anëtar nga Partia Republikane. Ky është një shembull i një vendimi që nuk ka motivim ligjor dhe që tregon se pas tij ka motive politike. Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshëron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor tha ajo.