Nje kombetare e arnuar ne France
Kombëtarja e Shqipërisë u largua mesditën e sotme nga hoteli ku ishte grumbulluar në Durrës, për të nisur udhëtimin drejt Parisit, ku do të zhvillohet ndeshja kualifikuese e Euro 2012, përballë Francës.
Takimi që do të nisë të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Saint-Denis”, është i parafundit në grup. Për kuqezinjtë, kjo është sfida më e vështirë në grup dhe vjen në momentin më të keq të kombëtares, pas humbjes së turpshme në Luksemburg.
Shanset gjithsesi të vogla për të dalë me një rezultat pozitiv nga kryeqyteti francez, reduktohen edhe më shumë nga mungesa e 6-7 futbollistëve për arsye dëmtimi apo kartonash.
Trajneri Josip Kuzhe KombëtarjaKuzhe: Pres reagim pas LuksemburgutFranca humbet edhe Riberinë Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë ka vendosur t’a “arnojë” përqësuesen me disa futbollistë të rinj të ardhur nga skuadra U-21, midis të cilëve edhe vlonjati i Këlnit, Odise Roshi. Me edicionin thuajse të mbyllur, në vendin e parafundit dhe pas asnjë shpresë për ndonjë kualifikim të mundshëm, kroati ka kuptuar se është koha për të provuar lojtarë që mund të shërbejnë për të ardhmen.
Edicioni kualifikues për Shqipërinë do të mbyllet në datën 11 tetor, kur në stadiumin “Qemal Stafa” të mbërrijë përfaqësuesja rumune.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Veron pranë largimit nga futbolli
Juan Sebastian Veron, futbollisti argjentinas i Estudiantes de la Plata, do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në fund të muajit tetor. Inter, Maicon: Nuk kam menduar kurrë largimin
Maicon, braziliani i Interit, ka bërë të ditur në një intervistë për Inter Channel se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi zikaltër. Gjermania, Ozil në dyshim ndaj Turqisë
Përfaqësuesja e Gjermanisë, që tashmë është e kualifikuar për Europianin e vitit 2012, ka shumë mundësi që në përballjen e së premtes ndaj Turiqsë në Stamboll të vuajë mungesën e organizatorit Mesut Ozil. Kaka’ dhe Leonardo darkojnë bashkë
Televizioni francez Canal+ bëri të ditur se Kaka’ dhe Leonardo, drejtori sportiv i PSG, kanë darkuar së bashku në Paris të hënën e kaluar. Italia grumbullon argjentinasin Osvaldo
Pablo Daniel Osvaldo, sulmuesi argjentinas i Romës me pasaportë italiane, është grumbulluar nga përfaqësuesja italiane për të luajtur ndeshjet ndaj Serbisë dhe Irlandës së Veriut, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2012.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Arvizu: Sërish në udhëkryq
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Arvizu: Letra flet vetë