Arrestimet per nje milion euro abuzim

Dalin në sipërfaqe detajet e kontratës për blerjen e armëve për policinë e Kosovës, mbi të cilën po heton policia europiane e “Eulex”-it. Burime të afërta me zhvillimet bëjnë të ditur se vlera e kontratës për të cilën dyshohen se janë bërë keqpërdorime është rreth 1 milionë euro.
Ajo është nënshkruar në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Zenun Pajaziti dhe drejtor policie Sheremet Ahmeti. Procesi i tenderimit kishte filluar me datë 6 shkurt 2009, ndërsa kishte përfunduar në korrik 2009 për të filluar menjëherë me porosinë e mallit.
Bëhet fjalë për armëdhe municion për policinë, por në veçanti ai kontigjent armësh ishte për njësinë speciale dhe për policinë kufitare. Armët dhe municioni vinin nga kompania gjermane “Novar”, e cila kishte përfaqësinë e saj Buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me miliona euro për shkak të veprimtarive të personave të arrestuar
Avni Zogiani
Drejtues i organizatës civile "Çohu" në Prishtinë dhe kompania “Friends”, pronar i së cilës është Armend Selimi, i cili edhe u arrestua një ditë më parë nga Eulexi.
Mësohet se nxitës i këtyre hetimeve ka qenë vetë Ministria e Brendshme. Kjo për faktin se kompania “Friends” e Armend Selimit ishte kompania e vetme që fitonte tenderët për shit-blerjen e armëve që nga koha e UNMIK-ut. Ndërsa sipas burimeve, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kishin lidhjet e tyre me një kompani të ngjashme në Slloveni dhe për këtë janë ankuar në Eulex se kompania Friends ka krijuar situatë monopolin për sa i përket tenderëve për blerjen e armëve.
Përfshirja e politikës në fenomenin e tenderëve nxit reagimin e shoqërisë civile të cilët kritikojnë udhëheqësinë e shtetit se nuk janë në gjendje të krijojnë shtetin e mirëfilltë ligjor.
Avni Zogiani, përfaqësues i organizatës civile “Çohu”, u shpreh se: “figurat politike dhe policore, të cilët ishin në krye të Ministrisë apo policisë gjatë kohës për të cilën dyshohet se janë bërë keqpërdorime heqin përgjegjësinë nga vetja. Ish-Ministri Zenun Pajaziti shfajsohet duke thënë se policia e ka zyrën e saj të prokurimit të pavarur. Nga ana tjetër, “Eulex”-i ka njoftuar se dyshohet se prej vitit 2008, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me miliona euro për shkak të veprimtarive të personave të arrestuar. Operacioni i djeshëm e kishte mbështetjen e plotë të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë i të cilëve ishte tejet i çmuar dhe mbetet pjesë qenësore e angazhimit për luftimin e këtyre veprave”.
Rexhepi: Hetimi nisi pas dyshimeve tona
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte në dijeni për hetimet e “Eulex”-it në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Kosovës.
Duke përkrahur fuqishëm hetimin e nisur, Ministrit Rexhepi thotë se, lidhur me këtë çështje më shumë është përgjegjës, UNMIK-u, pasi sipas tij, në atë kohë MPB-ja nuk ka pasur kompetencë importi të armatimit.
Rexhepi sqaron se hetimi ka nisur duke u bazuar në një tender që ka të bëjë me furnizimin e policisë me armatim dhe municion. Ndërsa tani me ligjin e ri, Ministria e bën vetë listën nacionale të armatimit.
“Ka patur fjalë më herët, dyshime dhe ne kemi kërkuar që kjo çështje të sqarohet. “EULEX”-i ka marrë veprimet e duhura, mua një natë më herët më kanë informuar dhe unë e kam përkrahur plotësisht. Hetimi i “Eulex”-it ka nisur nën dyshimin e bazuar për një tender i cili përfshinte furnizimin me armatim që nga viti 2009 dhe i cili ka përfunduar në 2010-n. Jo për të larguar përgjegjësinë, por ka ndodhur përpara se të merrja mandatin në këtë Ministri dhe në atë kohë importimi i armatimit është bërë me rregullore të UNMIK-ut. Licencimi ose autorizimi ka qenë nga UNMIK-u. Në atë kohë Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka patur kompetencë për importim”, tha Rexhepi.
Më tej, Ministri Rexhepi foli edhe për arrestimine gjashtë personave nga Eulex-i. Ai mohoi që ndonjëri nga ta është punonjës IMPS-së sipas tij, të arrestuarit janë punonjës të policisë dhe hetimet do të tregojnë nëse janë përgjegjës.
Pas bastisjes së Ministrisë së Brendshme dhe PK-së, gjashtë të arrestuarit u dërguan në gjykatën e qarkut në Prishtinë. Pas mbajtjes së seancës së pare, gjykata vendosi që ndaj Armend Selimit dhe Astrit Pirasit, furnizues të armatimit të caktohet një muaj paraburgim, ndërkohë Kadrush Koliqi, zyrtar i MPB-së iu caktua arrest shtëpiak.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK e VV: Thaci, dështim në veri
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar të premten kryeministrin Hashim Thaçi për dështim në veri të vendit.
Kosovë, opozita kundërshton bisedimet politike
Opozita në Kosovë, që vazhdimisht ka kundërshtuar bisedimet teknike Kosovë – Serbi, është kategorikisht kundër idesë për hapjen e një kapitulli të ri, atë të bisedimeve politike. VV rrëzon tjetër maune serbe
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aksionet kundër hyrjes së mauneve me mallra nga Serbia në Kosovë. Opozita, kritika Thacit për veriun
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar qeverinë se ka dështuar në vënien e rendit dhe ligjit në veri të vendit. Tahiri: BE t’i bëjë presion Serbisë
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se BE duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për vazhdimin e bisedimeve teknike.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Arvizu: Sërish në udhëkryq
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Arvizu: Letra flet vetë