Një lëvizje dëshpëruese e Edi Ramës
04/05/2010 Kryeministri Berisha komenton grevën e urisë së opozitës
Greva e urisë që kanë nisur deputetët e Partisë Socialiste mbrëmjen e së premtes së kaluar, është vlerësuar dje nga kryeministri Sali Berisha si një lëvizje dëshpëruese e kryesocialistit Edi Rama. Duke nënvizuar lirinë që kanë të gjithë qytetarët dhe forcat politike për protesta, ai theksoi se numri një i opozitës ka ndërmarrë këtë veprim si një përpjekje për të përmbysur vendimet e gjykatave me mjete politike, duke shkuar në kundërshtim të hapur me themelet e një shoqërie të lirë. Shefi i ekzekutivit është shprehur se vendimet e gjykatave në çdo vend të lirë dhe në interesin më jetik të çdo qytetari, edhe të atyre që protestojnë, mund të ndryshohen vetëm në gjykata, me asnjë mjet tjetër. Berisha nënvizoi se mbetet i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve të vitit të kaluar, por duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet që rrjedhin prej saj. Duke cituar një zyrtar të lartë të Bashkimit Europian, ai tha se “vendimet e gjykatave lëvizin vetëm në gjykata, ndryshohen vetëm në gjykata”. Kryeministri kujtoi se të gjitha institucionet ndërkombëtare janë shprehur që transparenca të bëhet duke respektuar ligjet e vendit. “Zoti Rama çdo dokument që do të disponojë për procesin zgjedhor dhe që mund të kërkojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, t’ia japë prokurorisë. Ky institucion ka tagrin e ligjor dhe Kushtetues për të hetuar çdo gjë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndaj të cilit nuk mund të ketë kufizime”, - tha Berisha. Ai theksoi se mbetet gjithnjë i hapur për dialog, sikundër e ka dëshmuar gjatë 18 vjetve të fundit. Kreu i qeverisë është shprehur se detyra e tij është të respektojë çdo vendim që përputhet me themelet e një shteti demokratik. Por ky arsyetim i tij nuk ka gjetur aspak konsensusin e opozitës, e cila këmbëngul në hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave, në të kundërtën rrëzimin e qeverisë. Për këtë qëllim opozita ka thënë se greva e urisë do të vazhdojë për shumë kohë, duke përfshirë edhe më shumë deputetë e qytetarë. “Dëshiron të qëndrojë aty me rotacion, me rotacion, si të dojë. Kjo nuk është çështja ime. Çështjet e mia janë garantimi i shërbimit shëndetësor dhe garantimi i sigurisë së tyre. Po të ishin në një sallë, do të ishte më e thjeshtë. Këtu është një shesh, paguhen më shumë, është e paligjshme, sepse ka thyer një ligj, por shpresoj që gradualisht ta realizojë. Kodi Penal ka një nen që ndalon bllokimin e rrugëve. Mendoj se gjakftohtësish duhet ta analizojë këtë. Por detyrat e mia janë këto që thashë”, - deklaroi ai. Shefi i ekzekutivit u pyet edhe në lidhje me impaktin që ka konflikti politik dhe përshkallëzimi i tij tek institucionet ndërkombëtare, sidomos në këtë periudhë, kur pritet vendimi për liberalizimin e vizave. Berisha tha se pretendimet e opozitës për mungesë të reformave nga qeveria i ngjajnë reagimit të strucit. “Se ato që s’u bënë për tetë vjet me radhë u realizuan në një hark kohor prej katër vjetësh. Pra, çështja nuk është sipas praktikës së strucit, pse nuk u bënë në tetë vjet, por pse u bënë në katër vite” - tha ai.
Shëndeti i grevistëve
Berisha është shprehur se në statusin e kryeministrit nuk humbet ndjeshmërinë njerëzore ndaj cilido që është në vuajtje. Ai ka uruar shërim të shpejtë deputetes së PS-së, e cila u shtrua në spital pas komplikimeve shëndetësore si pasojë e grevës së urisë. “Mbetet ky në rrafshin njerëzor, tipar kryesor i moralit tim. Kam porositur të gjitha institucionet respektive që ndaj të ngujuarve të tregojnë të gjithë përkujdesin shëndetësor”, - tha ai.
Zgjidhja e ngërçit
Kreu i qeverisë ka theksuar se konflikti politik mes mazhorancës dhe opozitës mund të zgjidhet vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Zoti Rama ka dy opsione. Ka opsionin e rekomanduar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës, i cili, pasi e kanë dëgjuar me shumë vëmendje, i sugjeron që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, në qoftë se e gjykon të arsyeshme, mund të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecies. Unë e kam mbështetur plotësisht këtë dhe qeveria e ka mbështetur. Opsionin tjetër zoti Rama ka pjesëmarrjen në komisionin e ngritur, ku ekziston shumica votuese e tij”, - ka thënë Berisha.
Bllokimi i bulevardit
Kryeministri Berisha ka vlerësuar se protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është e paligjshme, pasi në kundërshtim me çka është sanksionuar në ligje ai ka bllokuar pa të drejtë një prej akseve më të rëndësishme rrugore në Tiranë. “Në kundërshtim flagrant me nenin 293 të Kodit Penal, zoti Rama ka bllokuar rrugën, duke deklaruar se “trafiku jam unë”, siç e dëgjuat dje. Është e vërtetë që ai është kryetar Bashkie, por Kodi Penal është i detyrueshëm për të gjithë, si për kryetarët e bashkive, ashtu dhe për qytetarët e tjerë. Lajmet e para janë shumë shqetësuese për trafikun e bllokuar”, - tha ai.