Thethi ende i bllokuar nga bora
04/05/2010 Afrimi i sezonit turistik vë në lëvizje Drejtorinë e Rrugëve
Synohet zhbllokimi i aksit deri më datë 10 maj
SHKODER- Afrimi i sezonit turistik ka vënë në lëvizje të pandërprerë Drejtorinë rajonale të Rrugëve të Qarkut të Shkodër për zhbllokimin e rrugës që të shpie drejt pikës turistike malore të Thethit. Rruga e Thethit ka disa muaj që ka mbetur e bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës dhe ortekët, pavarësisht ndërhyrjeve të shumta që janë bërë për hapjen e saj. Gjatë dy fazave të para të ndërhyrjes u arrit të hapej pjesa më e mirë e aksit rrugor të rrugës së Thethit, ndërsa në këtë fazë të tretë që ka filluar prej ditësh po punohet për hapjen e 6 kilometrave të fundit. Aktualisht puna është përqendruar në Qafën e Thores, e njohur si pjesa më e vështirë e kësaj rruge, ku trashësia e dëborës arrin në mbi dy metër. Drejtori i Drejtorisë rajonale të Rrugëve të qarkut Shkodër, Nesti Kiri, shprehet se janë marrë të gjitha masat për hapjen e këtij aski të rëndësishëm jo vetëm për lëvizjen e banorëve, por dhe për zhvillimin e turizmit. Sipas drejtorit Kiri, ritmet e larta të punës do të shpien në hapjen e plotë të këtij aksi deri më datën 10 maj. “Drejtoria rajonale e Rrugëve ka marrë masat e duhura duke punuar me 3 mjete një traktor me zinxhir dhe dy fadroma, të cilat në të dy krahët e rrugës po punojnë për hapjen e këtij aksi që të shpie në zonën më të bukur turistike të zonës malore që është Thethi. Po punohet në disa segmente njëherësh. Përveç hapjes së rrugës, njëkohësisht kemi marrë të gjitha masat për riparimin e këtij aksi. Nga bora, shirat dhe ujërat që rrjedhin nga shkrirja e borës rruga është dëmtuar. Ka gërryerje të mëdha çka vështirëson lëvizjen e automjeteve. Kemi marrë angazhim që të punojmë me të gjitha makineritë dhe ta bëjmë rrugën e Thethit të kalueshme për të gjitha automjetet si të mëdha, ashtu dhe të vogla”, ka sqaruar drejtori i Drejtorisë rajonale të Rrugëve të qarkut Shkodër, Nesti Kiri.