E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Topi firmosi ligjin e servirur nga Athina

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi shprehi sot keqardhjen për dekretimin nga presidenti Bamir Topi, siç quhet nga AK, të ligjit Pollo për regjistrimin etnik.

Sipas AK-së, presidenti sot firmosi ligjin e regjistrimit etnik të servirur nga Athina zyrtare dhe klanet antishqiptare. Sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me standartet evropiane.

Aleanca Kuq e Zi do të dergojë padi në gjykaten Kushtetuese. Aleanca Kuq e Zi eshte e vendosur se beteja kushtetuese ende vazhdon dhe do të ndërmarrë protesta ndaj kësaj politike e cila nga Berisha, Rama dhe Bamir Topi iu nënshtruan presionit grek.-thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›