E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama në Afrikë, Berlini drejton gishtin nga Kina si fajtore (FOTO)

Fotoja e Mihag Gedi Farah është kthyer në simbolin e një katastrofe, që rrezikon jetën e qindra mijëra njerëzve në Afrikë. Ky vogëlush rrezikon të vdesë për shkak të urisë e etjes bashkë me të paktën 800 mijë fëmijë të tjerë. Somalia është vendi më i goditur nga kjo krizë e rëndë për shkak të thatësirave më të mëdha në dekada. Mijëra njerëz janë arratisur për në vendet fqinjë.

OKB përllogarit se janë 11 milion njerëz të prekur nga thatësira në Afrikën Lindore, 3.7 milion janë në Somali.

Një nga problemet më të mëdha ishte se shumë agjenci ndihmash nuk mund të operonin në zonat e kontrolluara nga militantët e lidhur me Al Kaedën. Këta të fundit kanë mohuar bllokadën që i kanë bërë ndihmave, por punonjësit e organizatave të bamirësisë flasin ndryshe.

Tani Berlini ka ngritur gishtin drejt Pekinit dhe e bën atë fajtor për situatën e krijuar. Qeveria kineze dhe sipërmarrësit e saj privatë kanë blerë sipërfaqe gjigante toke në këto zona për të kërkuar për naftë, duke lënë shumë banorë pa tokë e pa mundësi mbijetese në këtë thatësirë të rëndë.

Mihag Medi, shtate muajsh, ka pak shanse per mbijetese

Ali Omar, tre vjeç, po ashtu rrezikon jeten nga uria e etja

Ketyre grave e femijeve u duhet te rrugetojne per dite te tera per te kaluar kufirin me shpresen se do ndihmohen nga OKB

Banoret marrin ndihma ne nje kamp prane Mogadishu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›