Nje liste me ilacet qe mjeket i japin por qe nuk duhen perdorur

Ketu jane 8 barna qe mjeket tuaj nuk do tia jepnin kurre vetes. Nese i keni marre shkoni edhe nje here te flisni me doktorin tuaj. Lista e meposhtme eshte nxjerre dhe perkthyer nga nje studim
Nje studim ne SHBA ka prodhuar nje rezultat qe ne menyre fantastike te kall daten. Jane te pakten 10 ilace qe mjeket mund tjua rekomandojne juve per shqetesime shendeti nga me te rendat te me te lehtat por qe kurre nuk do ti perdornin vete. Arsyeja eshte shume e thjeshte keto barna shkaktojne aq shume efekte anesore me te renda se semundja qe keni sa perdorimi i tyre mund te jete edhe vdekjeprures. Studimi eshte bere ne SHBA por askush nuk te thote se ilace te tilla nuk perdoren ne Shqiperi dhe nuk te referohen nga mjeket qe sipas ketij raporti ne shume raste te japin pikerisht ilacin qe vete nuk do ta pinin kurre per shkak te cmimit te kripur qe e shoqeron ate. Mund te mos e besoni kete por ja qe ndodh. Per shembull ne vere te ketij viti nje miku yne qe shkoi te dermatologu ne nje qytet bregdetar per nje infeksion te shkaktuar nga dielli perfundoi me nje recete qe vlente 90 mije leke te vjetra ndersa 2 nga ilacet fatmiresisht personazhi yne dinte gjermanisht kishin te benin me lehtesimin e zbokthit ne floke keshtu shkruanin dhe normalisht asnje lidhje me infeksionin nga dielli. Ky eshte nje rast fatlum dhe receta qe nuk u perdor nuk kishte efekt prapaveprues por nese doktori juaj ju jep nje nga keto 10 barna te shenuara me poshte do te benit mire te kerkonit doktor tjeter.
Nje studim prej 3480 faqesh qe iu dorezua Ministrise se Shendetesise ne SHBA tregonte me superhollesi cdo rast te keqfunksionimit te ilaceve me te perdorura. Kjo eshte nje liste me ilacet me te perdorura qe ndoshta edhe ju i perdorni ose i keni perdorur. Ne qofte se po keshillohuni me mjekun tuaj dhe ndoshta ai ose ajo do ta shfletoje librin e madh qe grupi i doktoreve studiues i dorezoi ministrise sepse ne qofte se nuk e shfleton ka shume mundesi qe ju jeni duke u kuruar me dicka qe do tju shkaterroje.
ADVAIR
Eumlshte nje ilac per astmen... qe mund ta beje astmen tuaj vdekjeprurese. Advair permban LABA beta agonist semerol i cili eshte nje element qe ul nivelin sulmues te astmes por qe rrit shanset per atak nga astma. Dhe sa me shume e perdor Advairin aq me shume trupi e humbet imunitetin ndaj astmes dhe sulmeve te kesaj semundjeje.
Ky ilac sipas fakteve dhe provave te studimit ka vrare mesatarisht 5000 njerez cdo vit qe prej 2006 dhe eshte i rrezikshmerise se larte per shkak te semerolit vdekjeprures qe permban.
Cfare duhet te beni...
Nuk ka rendesi se cfare keni degjuar - thote dr. Philip Rodgers drejtori i Universitetit Mjekesor ne Karolinen e Veriut. LABA me permbajtje semeroli nuk eshte zgjidhja e vetme per astmen. Keshtu ju kane thene ne menyre qe kompanite te shesin produktet e tyre por nuk eshte e vertete. U keshilloj mjekeve kudo qe ndodhen ne bote qe LABA ta zevendesojne me kortikosteroid p.sh. Flovent eshte nje produkt shume i shendetshem n.q.s. klientet tuaj nuk ndiejne akoma efektin e duhur atehere provoni ti jepni nje kombinim midis kortikosteroidit dhe leukotrines se modifikuar. Mos iu trembni reaksioneve sepse leuikotrina ne bashkepunim me kortikosteroidet nuk ka asnje efekt negativ dhe as shkakton reaksione madje do te shihni se funksionon shume me mire se famekeqja LABA qe permbante Advair.
AVANDIA
Diabeti eshte goxha semundje e veshtire edhe ashtu sic eshte por n.q.s. perpiqeni ta kuroni ose ta mbani nen kontroll me rosiglitazon ose ndryshe ilaci i famshem Avandia jeni me te pambrojtur se kurre nga ataket kardiake. Shtatorin e kaluar nje e perditshme e Shoqates Amerikane te Ilaceve publikoi nje artikull ne te cilin thuhej se ata qe perdornin rosiglitazon pesonin 109 me shume infarkte kardiake se ata qe perdornin ilacet e thjeshta orale.
Arsyeja Nga raportimet e shumta per demet qe shkakton Avandia Departamenti i Shtetit i kerkoi kompanise qe e prodhon nje raport te hollesishem i cili duhet te permbaje nje studim per demet qe shkakton rosiglitazoni per rritjen e kolesterolit dhe ngushtimin e eneve te gjakut qe shkakton. Keto jane perfundime qe askush nuk i di sepse askush nuk ka bere analiza te tilla. Ato ndoshta mund te dalin edhe pozitive dhe Departamenti i Shtetit mund te mos ia heqe licencen kompanise. Mirepo kompania u pergjigj se raporti do te jete gati vetem ne dhjetor keshtu qe a ia vlen te riskoni
Cfare duhet te beni
Perdorni ilace qe e kane treguar vleren e tyre - thote dr. Sonal Singh nje prej anetareve te grupit qe kryen studimin. Une per vete preferoj metformin qe eshte i vjeter ne treg ka treguar rezultate te kenaqshme dhe eshte tmerresisht me i lire se Avandia. Avandia eshte nje kauze e humbur. Ata duhet te kerkojne falje publikisht dhe te demshperblejne te gjitha familjet e fatkeqeve qe kane demtuar. Singh rekomandon qe doktoret te tregojne kujdes nga rritja e kolesterolit qe rekomandojne dhe tu japin me shume vitamine B pacienteve te tyre sepse ajo ndihmon. P.sh. po te marrin ne dite 1000 mg niacin rritet vetem 24 kolesteroli por ulen ndjeshem nivelet trygliceride.
CELEBREX
Dikur e quanin Superaspirina. Tani ky emer eshte shume larg. Sipas studimit qe nga 2005 deri ne 2009 te gjithe njerezit qe perdornin 200 mg celebrex ne dite dyfishonin mundesine e semundjeve te zemres te ulceres te infarkteve dhe semundje te melcise. Ca si shume efekte anesore per nje ilac qe konsiderohej si shpetimtari i cdo dhimbjeje. Njerezit qe merrnin 400 mg ne dite e trefishonin riskun e semundjeve te lartpermendura ndersa ata qe merrnin me shume se 800 mg Zoti i ndihmofte
Cfare duhet te beni
Dhimbjet e zakonshme te kokes - thone doktoret qe e kryen studimin - mund ti sheroni me ilace te lehta qe te gjithe perdorim p.sh. ibuprofeni eshte me i suksesshmi ne kete drejtim po ashtu edhe nimesulida por vjen nje moment qe keto nuk bejne me efekt te madh sepse trupi fiton imunitet ndaj tyre dhe njerezit detyrohen te shtojne dozen por kjo eshte dicka jo e mire per stomakun. Zgjidhja nuk eshte shtimi i dozes por ushtrimet fizike ose akupunktura. Me ane te ushtrimeve si vrapi aerobia etj. ndihmojme qarkullimin me te mire te gjakut gje te cilen ben edhe ibuprofeni. Kurse me akupunkture ne shumicen e rasteve i shfarosim njehere e mire inflamacionet dhe dhimbjet e vogla.
KETEK
Shume baktere dhe infeksione ne sinuse dhe rruget e frymemarrjes nuk kane asnje shans mbijetese perballe nje armiku si Ketek. Por edhe njerezit po ashtu. Ky antibiotik i cili tradicionalisht eshte perdorur per semundjet e rrugeve te frymemarrjes dhe ato te mushkerive ka nje perqindje te krijimit te efekteve anesore me te vertete te frikshme. Fatkeqesisht mjeket akoma vazhdojne e rekomandojne edhe pse faktet flasin vete... Ketek shkakton semundje te zemres aritmi dhe semundje te melcise. Ne vitin 2007 Ketek u ndalua nga ministria per te semuret me pneumoni.
Cfare duhet te beni
Nuk e mendoni se do tju zere ndonjehere pneumonia Ne nje studim te kryer nga mjeket e gjithe botes i cili quhej Vrasesit me te medhenj te njerezimit pneumonia zinte vendin e shtate pas semundjeve si AIDS ose pas duhanit etj. Keshtu qe sado ti shmangni korrentet e ererave pneumonia eshte shume e rrezikshme. Por kujdes... n.q.s. pneumonia ju ze... ju mos e zini me dore Ketekun. Ka plot alternativa si p.sh. Augumentin qe eshte shume e sigurt madje edhe zithromax i cili permban goxha doxycilin eshte shume i sigurt dhe i shendetshem.
Prilosec dhe Nexium
Djegia e stomakut eshte goxha e parehatshme por infarkti i miokardit eshte goxha fatal. Kjo eshte arsyeja pse grupi hetimor qe kreu studimin dyshoi per nje lidhje midis problemeve te zemres dhe ilaceve antiacid per stomakun sic jane Prilosec dhe Nexium. Edhe dicka tjeter po aq e rendesishme... per shkak se Prilosec dhe Nexium jane sherues te perbere prej sasish te medha protonesh kercyese te cilet jane vertet te forte keto ilace mund te jene shume te mira kunder acideve qe prodhon stomaku por ama shume shume me te mira nga sa duhet. Ato e reduktojne ne minimum prodhimin e acideve te stomakut gje qe eshte shume e demshme per organizmin. Ato gjithashtu reduktojne prodhimin e kalciumit. Kjo eshte me se e vertetuar... 79 e pacienteve qe perdorin ilacet e lartpermendura vuajne nga mungesa e kalciumit dhe shumica e tyre kane fraktura kockash.
Cfare duhet te beni
Kur ndieni zjarrin qe i ngjitet grykes dhe gjoksit - thote Michael Roizen - merrni pak Zantac ose Pepcid. Te dyja keto ilace e bllokojne aq sa duhet histaminen qe te stimuloje prodhimin e acideve ne stomak. Por kura e vertete nuk eshte ilaci... as keta te dy... keta jane te perkohshem. Kura e vertete eshte humbja e dhjamit te tepert. Kjo sepse kur ti je mbi peshe dhjami i tepert ushtron presion mbi gjoks dhe ndryshon kendin e ezofagut ne te cilin ndodhet nje valvul e cila supozohet te ndaloje kalimin e acideve lart neper gjoks e gryke.
Pseudoephedrine
Pseudoephedrina eshte nje pastrues i kanaleve te hundes i cili supozohet se eshte shpikur per te pastruar rruget e frymemarrjes ne menyre manuale. E thene shqip thithet nga hunda ka shije menteje dhe duhet te na zhbllokoje hundet kur na bllokohem.
Njerezit me probleme te zemres dhe tensionit duhet ta harrojne pseudoepherdinen si emer dhe te djegin te gjitha ilacet qe e permbajne kete lende farmaceutike vdekjeprurese. Pseudoephedrina jo vetem qe nuk i kuron keto semundje por perkundrazi... i perkeqeson. Ajo e rrit tensionin ndjeshem shkakton aritmi shkakton ankth edhe gjithashtu shoqerohet nga te tjera efekte anesore si p.sh. semundjet e prostates apo glaukoma.
Cfare duhet te beni
Mjeket qe kryen studimin thone se asnje ilac nuk duhet perdorur per keto semundje qe ne fakt nuk jane semundje. Ilacet qe perdoren behen si droge dhe per fat te keq i perdor pothuaj cereku i planetit. Mund te perdorni pak uje te distiluar ose mund ti shfryni hundet pak fort. Ne kete bejme cdo mengjes kur lajme dhembet -thone disa nga mjeket.