Semundjet na i tha edhe Bubani

Sherbimi qe pinjollet e familjes i kane bere Gjergj Bubanit eshte sublim. Kane shkuar te lexuesi duke hedhur te plote vepren ne qarkullim kane vene ne dispozicion leterkembimet per te marre reflektimin intelektual per nje njeri te cilin jeta e zuri per fat te mire e te keq nga vitet 20-40 por i denuar me heshtje ne diktature. Per ta lexuar ne natyrshmeri nje veper te tille botimet OMSCA-1 kane hedhur ne qarkullim librin monografik Gjergj Bubani i harruari i perkohshem me autor Kliton Nesturin.
Sherbimi qe pinjollet e familjes i kane bere Gjergj Bubanit eshte sublim. Kane shkuar te lexuesi duke hedhur te plote vepren ne qarkullim kane vene ne dispozicion leterkembimet per te marre reflektimin intelektual per nje njeri te cilin jeta e zuri per fat te mire e te keq nga vitet lsquo20-lsquo40 por i denuar me heshtje ne diktature. Gjergj Bubani mund te quhet fare mire nje paraardhes i letersise realiste te viteve lsquo30. Ai e parapriu kete letersi - eshte shprehur i biri Loredani i cili eshte marre me botimin e vepres prej 2007-s. Ndersa nga dje eshte hedhur ne qarkullim monografia Gjergj Bubani i harruari i perkohshem me autor Kliton Nesturin.
Cfare kemi marre nga Bubani i vjeter eshte veprimtaria e tij e shumanshme intensive si publicist impenjativ satirik e shqiperues por dhe si botues drejtor e redaktor gazetash e revistash si drejtues shoqerish atdhetare e kulturore e deri si regjisor pjesesh dramaturgjike duke qene edhe vete aktor qe i perktheu edhe me synimin per ti vene ne skene. Duket se plejada e lsquo30-s tashme eshte konsoliduar ne vetedije shqiptaresh si kufiri ku na ka mbetur koha prej nga duhet nisur si aspirate ceshtja e nje Shqiperie perendimore. Per te zberthyer kete natyre vjen monografia qe merr persiper analizen e krijimtarise letrare dhe publicistike te Gjergj Bubanit si nje prej intelektualeve brilante qe kontribuuan ne letersine publicistiken dhe emancipimin e shoqerise shqiptare qysh prej fillimit te viteve lsquo20 e deri ne gjysmen e pare te viteve lsquo40.
Gjergj Bubani e nisi udhen ne publicistike ne vitin 1919 me shkrimet ne gazeten Kuvendi qe dilte ne Itali. Ai u be nje nga penat me aktive dhe me pas per nje kohe te konsiderueshme kryeredaktor i gazetes Shqiperi e re e cila botohej ne Konstance. Veprimtaria e tij publicistike u shtri edhe ne organe te tjera te kohes. Ai botoi edhe vete disa organe te shtypit shqiptar Dodona Zeri shqiptar Kuvendi kombetar ku me kryesorja ishte gazeta Kosova e cila u be nje mbrojtese e flakte e ceshtjes dhe situatave qe kalonte Kosova ne vitet lsquo20-lsquo30. E gjithe jeta dhe veprimtaria e tij gjer ne ate kohe u shtri ndermjet Shqiperise dhe Rumanise ku ai kishte emigruar qysh pas studimeve te larta qe pati kryer ne Athine. Me 1936 Gjergj Bubani u vendos perfundimisht ne Shqiperi fale edhe insistimit te botuesit Zoi Xoxa i cili i besoi ketij publicisti drejtimin e gazetes Drita. Per vizionin dhe kulturen e madhe qe kishte Gjergj Bubani u emerua drejtor i radio Tiranes qysh ne nisjen e saj. Pavaresisht veshtiresive te shumta ai mundi te krijonte profilin e nje radioje kombetare. Pas pushtimit te vendit nga ushtria gjermane ne Luften e Dyte Boterore Gjergj Bubani u largua nga drejtimi i radio Tiranes dhe punoi prane Ministrise se Kultures. Ende pa mbaruar mire lufta Gjergj Bubani u arrestua nga partizanet dhe eshte nder gjashtedhjete intelektualet e denuar ne nga Gjyqi Special ne prill te vitit 1945. Pas lirimit nga burgu ai nuk u mor me veprimtari publicistike por jetoi i terhequr derisa mbylli syte ne shkurt te vitit 1954.
Ndryshe nga mjaft intelektuale qe krijuan dhe dhane ndihmese gjate viteve lsquo20-lsquo40 emri i Gjergj Bubanit nuk u permend fare gjate regjimit komunist. Ai u la ne harrese si te mos kishte ekzistuar kurre. Shkrimet e tij nisen te ribotoheshin ne organe te ndryshme te shtypit pas ardhjes se demokracise kurse ne vitin 2007 shtepia botuese Omsca-1 botoi krijimtarine e tij te permbledhur ne dy vellime Vepra te zgjedhura dhe ne vitin 2009 botoi shqiperimin e tri veprave te shquara dramaturgjike qe ky perkthyes i talentuar solli ne gjuhen shqipe. Pikerisht mbi studimin e kesaj krijimtarie te botuar mbeshtetet edhe vepra me e fundit e Kliton Nesturit ku gjejne vend gjithashtu edhe mjaft artikuj poezi letra dhe fotografi te Gjergj Bubanit te pabotuara me pare.
E shkuara e Gjergj Bubanit ndonese i perkiste nje periudhe te ndritur tragjikisht se bashku me rroten e historise u kthye ne nje hije te zeze e cila e perndoqi ate kudo. Megjithate ky njeri i cili qe perballur me beteja nga me te ndryshmet i vetedijshem per fatin i perplasi ne fytyre dorashken e sfides. Ai ishte heroi i jetes se tij dhe si i tille nuk mund te gjunjezohej para asgjeje dhe askujt - shkruan Nesturi.
Pas pervojave ne poezi dhe proze autori Kliton Nesturi del tashme para lexuesit me esene monografike Gjergj Bubani i harruari i perkohshem botim i Omsca-1.
Me botimin e esese monografike Gjergj Bubani i harruari i perkohshem per autorin duket nje risk permes trajtimit te ketij zhanri te veshtire por garancine ne kete rast ashtu sic do te donim te ndodhte rendom per cdo botim ne Shqiperi na e jep botuesi i tij njekohesisht pasardhesit e kesaj trashegimie Ai merr persiper me sukses zberthimin e kodeve te krijimtarise se Bubanit dhe e analizon ate ne kuadrin e epokes ne te cilen ky mjeshter i fjales dhe i mendimit shqiptar jetoi.
Pushoni per emrin e Zotit
Semundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes semundje qe buroi prej egoizmes dhe inateve dhe e cila si nje gangrene ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumices te bashkatdhetareve tane eshte per Shqiperin e sotme fatkeqesia me madhe. E vogel e pocaqisur jo shum e begatshme Shqiperia priste dhe pret prej atdhetareve te vertete theorira te medha morale dhe materiale per progresin e saj dhe per organizimin e saj te brendeshem. Dhe ne vend qe te mblidhemi te gjithe tok dhe si nje trup te bashkojme punerat dhe mendimet tona per te miren dhe per perparimin e Saj ne vend qe te punojme secilido prej nesh me zemerkthjellesi dhe me ballen lart per Ate dhe te miren e Saj duke mbytur cdo sentiment egoistik qe per fat te keq e kemi ne natyren tone si shqipetare ne perkundrazi vume tere fuqine e mendimit dhe te energjise sone per te rremyer njeri varrin e tjetrit per te permbushur tere inatet dhe egoizmat tona personale duke shpifur duke kundershtuar duke share duke goditur duke shojtur adversaret tane personale per te miren e egoizmit tone personal dhe kunder Atdheut tone kunder Shqiperise. Dhe tere keto i bejme sheshazi pa asnje trup dhe shume here ne emrin e atdheut
I mjeri atdhe
Tani e kuptoi ai se tere flaga e enthuziazmes sone sish gje tjeter vecse nje pamje e rreme e deshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriote te flakte vetem sa kohe shpresojme ne nje shperblim per patriotizmin tone. Tani e kupton ai se neper zemrat tona eshte rrenjosur me thelle dashuria per interesin tone vetjak sesa ajo e interesit te Tij. Tani e kuptoi ai se posa qe na ciket interesi yne vetjak humbet nder ne cdo sentiment atdhetarizmi dhe zeme godasim shajme shpifim rremijme varret e patrioteve te tjere duke shpresuar se me varimin e me cnderimin e tyre do te rilindet triumfi i egoizmes dhe i interesit tone vetjak dhe pa u menduar se cnderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe cnderimin pjesor te Shqiperise.
U mesuam si Qeveri te punojme kunder opizicies si opozicie tymos kemi tjeter qellim vecse rrezimin e Qeverise dhe hipjen ne kryen e Shtetit si prefekter te punojme me hater dhe si adversare te prefekteve te sosim tere energjine tone kunder atyre. U mesuam te punojme ne emrin e atdhetarizmit kunder Atdheut pa asnje turp.
Se interesi i Shqiperise sot eshte te jemi qe te gjithe te bashkuar nen nje qellim Perparimi i Shtetit tone.
Dhe kur te arrije ne radhen e shteteve te tjera te qyteteruara dhe te perparuara atehere le te pyesim dhe Egon tone dhe le te ndahemi ne partira po jo ne ceta pa asnje program.
Jemi aq te pakte dhe aq te dobet ne mesim sa vetem te bashkuar qe te gjithe do te mundim ti sjellim dobi Atdheut i cili sot me teper se kurdohere ka nevoje per bashkimin tone.
Per emrin e Zotit
Pushoni grindjet inatet shpifjet ne mes tuaj dhe afrojuni ti japim me zemer te kthjellet doren njeri-tjetrit per shpetimin e Shqiperise. Afrojuni te bashkohemi dhe te punojme te gjithe tok si nje rreth i celnikte me nje qellim te perbashket.
Le te bashkohemi dhe le te mbytim secilido egoizmen e vetes se tij. Kjo eshte me madhja theori qe na kerkon Atdheu tone. Le te harrojme dhe le te shuajme ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetem keshtu do te mundim ti sherbejme me dobi Atdheut.
Ata qe jane jashte Qeverise le tu japin tere konkursin e tyre te sinqerte qeveritareve. Ne vend te shajne dhe te shpifin ne vend ti madhesojne veprat e liga dhe ti vogelsojne veprat mira te qeveritareve ne vend te kritikojne me hater do te bejne me mire tu tregojne udhen e mire ti keshillojne vellazerisht dhe ngadonjehere dhe te ndjejne lajthimet e tyre. Dhe vetem atehere kur prova te gjalla na thone se nje prej tyre punon kunder idealit ose kunder interesit te pergjithshem atehere le ti biem kokes atehere le ta shfarosim.
Ata qe mbajne fuqine ne dore le te kuptojne se vetem duke pasur konkursin e shumices do te mundin te punojne. Dhe per tu dhene konkursin dhe besimin shumica u kerkon te zhvishen prej rrobes se egoizmit dhe te ambicies u kerkon te lene menjane aksiomen e famshme ashtu dua une dhe te degjojne here-here zerin e opinionit publik. Deputetet tane le te pushojne se enderruari ministre dhe madherira dhe ne vend qe ta vrasin mendjen e tyre per intriga me qellime vetjake le te mendohen me mire se ne tere keto kohe asgje sna treguan dhe asnje permiresim svepruan. Ata qe sjane te zoterit per tjeter gje vecse per intriga le te japin doreheqjen. Eumlshte sherbimi mi madh qe i mundin ti sjellin Atdheut.
Per emrin e Zotit
Pushoni nje here Sprasuni prej udhes qe keni marre dhe e cila po na shpie ne katastrofe. Bashkohuni se Fuqia ne bashkim gjendet.
Gjergj Bubani 1922