Një ‘Kongres i dytë Berlini’ për Ballkanin?
Një ‘Kongres i ri Berlini’ do ta stabilizonte rajonin e Ballkanit në planin afatgjatë”, ka deklaruar këto ditë IvorRoberts, president i Kolegjit Triniti tëOksfordit ish Konsulli i Përgjithshëm dhe ish ambasador britanik në Beograd në kohën e luftërave në ish Jugosllavi, në vitet1994-‘97. Pas deklaratës së ish Kryeministrit Tadiç në një radio gjermane para një viti, se sipas tij ishte gabim që për Kosovën serbët pranuan të bisedonin me Prishtinën pasi ata sipas tij duhej të kishin biseduar me Tiranën, kjo deklaratë e zotit Roberts duket si shumë e fortë dhe realiste, pasi nga shtypi diletant i Tiranës të dyja këtyre lajmeve nuk ju dha rëndësi si pasojë e edukimit kozmopolit dhe komunist që vazhdon të kryhet mbi rininë tonë. Gjithashtu, Zoti Roberts do të udhëhiqte në kohën e Luftës në Bosnjë takimet e mediatorëve ndërkombëtarë si Karl Bildt dhe David Owen (ky i fundit do ta quante në një vepër të tij Ballkanin si i pushtuar nga ”një kulture dhune brenda një civilizimi në udhëkryq”) me Milosheviçin dhe autoritetet e tjera të Serbisë. Gjithashtu, z.Roberts ishte negociatori që çliroi ushtarakët britanikë të zënë robër nga ushtria serbo-boshnjake në maj të 1995. Zoti Roberts është Senior Associate Member i St Antony’s College Oxford. Zoti Roberts ka qenë pas kësaj edhe ambasador i Britanisë në Irlandë dhe Itali pas viteve 2001 e në vazhdim. Diplomati britanik ka thënë më pas se “në rajon kemi një situatë ku të gjithë janë të pakënaqur.”Shqiptarët e Kosovës janë të pakënaqur, Serbia është e pakënaqur, Bosnjë e Hercegovina nuk funksionon si shtet, Maqedonia gjithashtu ka probleme. Askush nuk e ka të qartë pse një populli i njihet e drejta për vetëvendosje e një populli tjetër jo”. Sipas këtij diplomati britanik, ‘Kongresi i dytë i Berlinit’ do të duhej të mbahej pas përgatitjeve serioze diplomatike, ndryshe nuk do të kishte kuptim mbajtja e tij, ndërsa ka shtuar se për një gjë të tillë terreni do të duhej të përgatitej përmes bisedimeve në prapaskenë, “bisedime këto që do të duhej të mbaheshin larg syve dhe veshëve të opinionit publik”.
Më tej, në këtë intervistë për mediat serbe, Zoti Roberts ka propozuar mbajtjen e një konference të madhe ndërkombëtare, e cila do të organizohej me mbështetjen, praninë dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Rusisë me përfaqësuesit e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Edhe pse Roberts ka pranuar se prapa idesë së tij nuk qëndron askush nga Londra zyrtare, përsëri është e vështirë që një diplomat i kalibrit të tij të hedhë fjalë të tilla pa i peshuar mirë. Dihet se të gjithë diplomatët e rëndësishëm të Britanisë vijnë kryesisht nga shkolla të forta të specializuara në Kembrixh apo nga shkolla për diplomaci në studime të thelluara në Rhodes Scholarship, në Universitetin e Oksfordit. Zoti Roberts ka përfunduar studimet në Oksford dhe më tej ka studiuar në Mekë dhe Liban mbi çështjet e historisë së marrëdhënieve të vendeve islamike me Britaninë dhe pjesën tjetër të botës. Ka qenë i ngarkuar në vende me histori delikate si këshilltar, si dhe në Madrid e Kanberra. Zoti Roberts ka drejtuar komisione të posaçme për çështjet e bujqësisë në Kanbera dhe për mediat në Angli. Zakonisht diplomatët e karrierës së Britanisë flasin sipas asaj që quhet “Rregulli i Dhomës Chatham”, ose rregulli i vendosur në ‘think tank-un’ më të rëndësishëm britanik për diplomacinë RIIA (Instituti Mbretëror i Çështjeve të Jashtme), sipas të cilit gjithë elita diplomatike koordinohet sipas një plani të paramenduar e studiuar prej saj dhe homologes amerikane të CFR, të cilat së bashku përbëjnë të superfuqishmen Round Table, ku hyjnë edhe Klubi Bilderberger dhe e famshmja Scull&Bones, organizata që përbëjnë Elitën e sotme botërore së bashku me Rezervën Federale. Dy dhjetëvjeçarët e fundit RIIA është drejtuar nga personalitete si Lord Carrington (Kom 300), Lordi Kallagen (Callaghan) i Kardifit dhe Lordi (Roy) Xhenkins i Hillhead, të cilët kontaktojnë dhe kontrollojnë të gjitha deklaratat e rëndësishme të diplomatëve britanikë, ku përfshihet edhe zoti Roberts.
Dihet se çmontimi i ish Jugosllavisë (pa llogaritur planin sekret për të ndryshuar të ardhmen e Kosovës, e cila në Dejton u la si pjesë e Serbisë) përfundoi me Marrëveshjen e Dejtonit ku për serbët e Bosnjës firmosi Millosheviçi, i cili kështu ‘de facto’ mori përsipër pozicionin e liderit ndaj Karaxhiçit dhe Mlladiçit dhe mëkateve të tyre me krimet ndaj njerëzimit në Bosnjë. Ajo që të çudit është fakti se të gjithë personazhet ballkanikë relativisht me moshë të re që morën pjesë në nëntor 1995 në Dejton si dhe vetë interlokutori amerikan i CFR-së z.Richard Holbrooke kanë vdekur kryesisht me kancer!!!: Milosheviçi (në burg nga ataku kardiak), Tuxhmani, Izetbegoviçi; madje edhe Rugova që ishte një protagonist tjetër i rëndësishëm i amvisimit të ngjarjeve në ish Jugosllavi.
Ballkani është një rajon që e huazoi këtë emër në fillim të shekullit XIX nga gjeografi gjerman August Zeune, term i cili qysh atëherë do të zëvendësonte termin Turqia evropiane ose fjalën turke Rumeli me prejardhje nga kuptimi populli rum, ose populli i krishterë. Rajoni e merr emrin e tij nga mali ”Ballkan” në Bullgari, një fjalë turke që do të thotë “mal”. Ky rajon ndodhet në kryqëzimin e rrugëve midis tre kontinenteve: Europës, Azisë dhe Afrikës. Nëse do ta shikonim shkurt nga ana gjeografike, mund të thoshim se në pjesën veriore (Rumani) shtrihen malet Karpate dhe Alpet e Transivalisë që vazhdojnë në formën e gërmës “S” të përmbysur, me malet Ballkan, të cilat zgjaten kryesisht në Bullgarinë Qendrore, duke përfunduar në Detin e Zi e në Anadollin Turk. Në pjesën jugore ndodhen malet Rodop, maja Musala 2925m, e cila është edhe pika më e lartë e gjithë gadishullit. Në pjesën perëndimore shtrihet një masiv malor që fillon në veriperëndim me zgjatim të Alpeve Dinarikë, vazhdon në vendin tonë me Alpet e vargmalet e tjera shqiptare që pasohen në Greqi me malet e Pindit dhe Peloponezit. Gadishulli i Ballkanit rrethohet nga Detet Adriatik dhe Jon në Perëndim, Egje në Jug dhe deti Marmara e Deti i Zi në Lindje të tij, të cilët kanë shërbyer si barrierë ndaj synimeve armiqësore, por edhe si porta hyrjeje në Gadishull. Fushat e buta dhe kodrinat në relievin ballkanik ndodhen sidomos në luginën e Danubit, ku në pjesën lindore dallohen ultësira e Danubit të poshtëm dhe fusha e Maricës, ndërsa në pjesën bregdetare perëndimore fusha më e madhe është Ultësira Perëndimore e Zadrimës dhe Myzeqesë në vendin tonë. Lumenjtë kryesorë në rajon përveç Danubit dhe degëve të tij kryesore si Sava, Drava, Tisa, Olti, janë Neretna e Drini që derdhen në Detin Adriatik si dhe Marica që derdhet në detin Egje. Lumenjtë janë të shkurtër e pa ndonjë ndikim të veçantë, pasi burimi i tyre është në male dhe derdhen në detin më të afërt duke mos mundësuar lundrimin lumor. Përjashtim bën lumi Danub, i cili përshkon 10 shtete dhe shërben për depërtimin nga jashtë gadishullit. Liqenet më të mëdhenj në Ballkan janë Liqeni i Shkodrës, Ohrit dhe Prespës.
Ballkani ka qenë përherë në kufijtë e perandorive të mëdha dhe kësisoj historia e tij është e dominuar nga luftërat, pushtimet dhe nga përplasjet midis perandorive, që nga koha e Perandorisë Romake e deri te luftërat e fundit në ish Jugosllavi ku vdiqën për shkak të luftërave nacionaliste më tepër se 200 mijë persona dhe u gjymtuan fizikisht e psikologjikisht disa qindra mijëra të tjerë.
Duke ju rikthyer edhe njëherë, pas kësaj shkëputje gjeografiko-historike të shkurtër të Ballkanit, deklaratave të forta dhe shpresëdhënëse mbi çështjen e bashkimit të shqiptarëve në një shtet etnik të tyre, prej ish ambasadorit britanik në Jugosllavi, z.Roberts mund të themi se ngjarjet e Lindjes së Mesme e kanë vështirësuar këtë zgjidhje. Duket se lufta për energjinë dhe gjeostrategjinë e ka përqendruar të gjithë vëmendjen dhe fuqitë në Lindjen e Mesme. Në Siri Rusia ka të vetmin port në Mesdhe ku ka të dislokuara edhe nëndetëse bërthamore. Kina furnizon gati gjithë ekonominë e saj si konsumatore e 1/3 të karburanteve në të gjithë botën, prej naftës së Iranit. Në Gjirin e Hormuzit sot gjendet armatimi më modern i botës dhe situata është e mbarsur me një rrezik të madh. Bota është e ndarë në dy kampe dhe njerëzimi ndodhet para një rreziku jo të largët. Madje, edhe ushtria greke dhe flota e saj ushtarake detare e ajrore në Egje ka kaluar në gatishmëri numër një nga ndonjë e papritur në kufirin turko-sirian dhe turko-grek. Nisur nga kjo situatë duket paksa i vështirë realizimi i këtij projekti të z.Roberts në këtë moment me synim paqësimin e popujve të Ballkanit me pjesëmarrjen e këtyre Fuqive të Mëdha të interesuara nga ana gjeopolitike në këtë rajon. Këtu bie në sy vështirësia për të bindur Rusinë, e cila edhe para pak muajsh u shpreh kundër krijimit të projektit që ai e quan ‘Shqipëria e Madhe’. Por ky projekt nuk mund të ndalet. Mjafton të citonim dy shprehje nga Lamartini, i cili ka thënë se ”Ky komb e ky popull nuk merret lehtë nëpër këmbë… Shqipëria është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët fituan Aleksandrin e Madh, Turqit gjetën Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjini”, si edhe nga Maksimilan Lamberc, i cili theksonte me këmbëngulje se”Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në hartimin e saj do të marrin pjesë denjësisht edhe shqiptarët”.
Gjithsesi, nga ana gjeopolitike një stabilitet i Ballkanit, sidomos atij Perëndimor (ku hyn Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria) e kërkon një Kongres të Dytë të Berlinit edhe nga pikëpamja e sigurisë dhe ushtrisë, çka do të ndikonte në një qetësi të këtij rajoni emri i të cilit, sa herë që flitet për ndarje e tension në ndonjë zonë çfarëdo të planetit, përdoret si term proverbial:‘ballkanizim’. Të shohim për kuriozitet raportet e sotme të fuqisë ushtarake të aleancave të mundshme në Ballkanin Perëndimor dhe pastaj edhe të shteteve të tjera dhe të përfytyrojmë krijimin e një shteti politik shqiptar gati sa Serbia: Serbia ka 7,5 milionë banorë dhe një ushtri prej 37 mijë ushtarësh aktivë në kohë paqeje dhe ka një industri ushtarake të padëmtuar nga lufta e 1999-ës. Ushtria maqedonase përbëhet prej 10 mijë ushtarësh me një buxhet prej 2,5% të GDP. Ushtria malazeze ka 3,100 ushtarë aktivë me buxhet ushtarak prej $27 milionë. Ushtria sllovene ka 7,600 ushtarë aktivë dhe shpenzon rreth 500 milionë Euro ose 1,6% të GDP për ushtrinë. Ushtria kroate numëron rreth 19 mijë ushtarë aktivë në tre degë: ajrore, detare dhe tokësore dhe shpenzon në vit rreth $ 900 milionë ose rreth 1,55% të buxhetit vjetor. Ushtria jonë ka rreth 14,500 ushtarë aktivë plus 2,000 civilë. Një rregullim i kufijve shtetërore në favor të shqiptarëve, por edhe të serbëve do të vendoste një ekuilibër ushtarak dhe gjeostrategjik në Ballkanin Perëndimor. Natyrisht që kjo marrëveshje mund ta shkrinte shtetin fiktiv maqedon. Edhe Bosnjë Hercegovina që rrezikohet të ndahet, ka një ushtri aktive prej 13,500 ushtarësh dhe shpenzon rreth $ 500 milionë në vit ose 2,5% të GDP. Mund të diskutoheshin në bisedime Mitrovica e Veriut, Lugina e Karadakut, Ohri, Shkupi, Manastiri, të cilat historikisht kanë qenë shqiptare. Për këto troje luftoi vitet e fundit edhe UÇK-ja në Kosovë e Maqedoni me shqiptarë nga të gjitha trevat, qoftë edhe nga Shqipëria politike si Komandant Teli. Megjithëse duket se në propozimin e z.Roberts flitet kryesisht për krijimin e Shqipërisë etnike, aty nuk përmendet pjesëmarrja e saj në bisedime me mendimin se shqiptarët do të jenë në palën kosovare dhe maqedonase. Por që të jenë në këtë të fundit, natyrisht ka nevojë për një përfaqësi tjetër nga ajo e Thaçit dhe Ahmetit, të cilët duket se janë të kapur nga L.Georgievski. Ndaj, së shpejti në Çikago është duke u krijuar një përfaqësi tjetër e Iliridës, apo pjesës shqiptare të Maqedonisë. Duke vazhduar më tej me Ballkanin, shtetet e tjera të saj në rripin lindor kanë këtë përmbajtje të përafërt të fuqisë ushtarake: Greqia me rreth 180 mijë ushtarë aktivë radhitet e 24-ta në botë për shpenzime ushtarake, e 11-ta në botë për importimet ushtarake dhe vetëm dhjetë vjetët e fundit ajo ka shpenzuar rreth 50 miliard Euro në politikat e mbrojtjes në forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore. Grekët kanë një shprehje se ‘kush nuk shpenzon për ushtrinë e tij, forcon ushtrinë e armikut’. Greqia zotëron rreth 1,650 tanke kryesisht të prodhimit gjerman “Leopard 1 dhe 2’. Ka një konsensus të gjerë politik për shpenzimet ushtarake në Greqi për shkak të problemeve me Turqinë mbi Qipron, Egjeun dhe Thrakën greke. Ushtria rumune që në luftën e II ballkanike u rreshtua me Greqinë dhe Serbinë kundër bullgarëve, turqve dhe shqiptarëve, ka një ushtri aktive prej 75+15 mijë civilë në kohë paqeje, nga të cilat 45 mijë janë forca tokësore e 14 mijë shërbejnë në forcat detare e ajrore. Bullgaria ka një ushtri aktive prej 34,500 ushtarë plus 4 mijë civilë dhe shpenzon afro 2% të GDP për mbrojtjen. Turqia ka rreth 615 mijë ushtarë aktivë nga të cilët mbi 400 mijë janë në forcat tokësore, 60 mijë në forcat ajrore, 50 mijë në forcat detare, 100 mijë janë në xhandarmëri e 2,200 roje bregdetare. Kosova ka rreth 2,500 ushtarë aktivë me një buxhet vjetor prej $ 35 milionë në vit ose 0,7% të GDP. Paketa Ahtisari nuk e lejon Kosovën të mbajë forca ajrore dhe armatim të rëndë.
I dhamë këto të dhëna të përgjithshme të cilat tashmë njihen nga specialistët që merren me çështjet e sigurisë në të gjitha vendet e Ballkanit, si një info edhe për lexuesin e gjerë. Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria i janë bashkuar dy anëtareve të vjetra të NATO-s, Turqisë dhe Greqisë në shoqatën e veri-atlantikut. Por pjesëmarrja në këtë organizatë nuk është një garanci 100% për paqe në Ballkan, nëse vetë NATO do ta frymëzonte një gjë të tillë në mbrapaskenë. Një rimodelim i kufijve në Ballkan do të ç’tensiononte marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të ç’ekuilibronte një dominim ushtarak ekzistues në Ballkan nga aleanca me bërthamë Turqinë, nëse do të bënim një rreshtim strategjik Kroaci-Bosnjë-Shqipëri-Bullgari-Turqi nga njëra anë dhe nga ana tjetër Serbi-Mali i Zi-Greqi-Rumani. Nga ana tjetër shteti bërthamë grek po kalon aktualisht një krizë të rëndë ekonomike. Nuk llogarisim këtu ndryshimet e mundshme që mund të ngjasin në gjeostrategjikë e diplomacinë e shteteve të Ballkanit, të cilat janë të kontrolluara lehtësisht nga Elita botërore. Nga një ‘Kongres i dytë Berlini’ natyrisht që do të bashkohej Republika Srpska me Serbinë si dhe do të krijohej Shqipëria natyrale ose shteti shqiptar me kufi sipas vijës së dominimit etnik të shqiptarëve (përveç territorit Shqipëri+Kosovë) edhe në Maqedoninë e sotme, ku sipas një raporti sekret të NATO-s ka mbi 40% shqiptarë etnikë si dhe një rënie të madhe demografike të lindjeve në Maqedoni. Georgievski në një takim ka theksuar se nga 31 mijë nxënës maqedonas që regjistroheshin në fillore në vitin 2000, tani regjistrohen vetëm 19 mijë dhe lindshmëria e maqedonasve bie çdo vit me 15%. E kundërta ka ndodhur me shqiptarët, të cilët tregojnë vitalitet. Në fund të kësaj ekspozeje informative natyrisht që është po kaq e rëndësishme të dimë se cili është qëndrimi britanik në lidhje me Çamërinë dhe të drejtat e popullsisë myslimane çame të dëbuar me forcë nga radikalët zervistë në fund të Luftës së Dytë, në prani e nxitje edhe të një ushtaraku të lartë britanik. Gjithsesi, duke kujtuar se gjatë Luftës së Dytë Hitleri nuk pyeti për hatërmbetje të serbëve, grekëve e bullgarëve, por kërkoi të ndërtonte nën pushtim një rend më të drejtë se ai i ndërtuar nga Evropa në paqe dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët nga Arta e deri në Lumin e Ibrit, urojmë që edhe Round Table dhe ‘think tank-et’ e saj të kenë ardhur në këtë konkluzion mbi drejtësinë me shqiptarët. Siç duket, edhe pse shqiptarët, të cilët pas ndarjes së Turqisë u duk se patën një zbaticë të madhe e po shkonin drejt zhdukjes si racë - prej rastësive të fatit, veprës së patriotëve tanë të mëdhenj dhe përkufizimit të tyre rreth identitetit të gjuhës dhe gjakut të përbashkët dhe jo prej përkufizimit sipas identitetit të munguar fetar - arritën të jenë për 100 vjetorin e pavarësisë më të fortë se kurrë. Edhe kjo deklaratë e rëndësishme e zotit Roberts, e lënë çuditërisht në haresë nga mediat e cekëta të Tiranës, duket se tregon tendencën se punët e shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e tyre, edhe pse me vonesë, po shkojnë në drejtimin e duhur sipas ëndrrës së rilindësve tanë të mëdhenj.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)