E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje makine qe punon me dru zjarri

Teknologjia njihet si gazifikimi i drurit. Druri ngrohet ne temperatura te larta dhe me nje sasi minimale oksigjeni nuk mund te digjet plotesisht por krijon gaze qe perdoren per te furnizuar gjeneratoret e energjise ose motoret me djegie te brendshme.

Nga automobilat elektrike tek ata me energji diellore e ata hibride jane mjetet e komunikacionit te se ardhmes. Por nuk eshte fantashkence nje kamion qe punon me dru zjarri. Nje student i doktoratures po punon per nje lloj karburanti te riperterishem ekonomik dhe miqesor per mjedisin qe do te sherbente si burim energjie per makinat e shekullit 21.

Rik Bejts ende mban mend nje film me lufte qe ka pare kur ishte femije ne te cilin drute e zjarrit shpetuan situaten.

Heroi i filmit u shpetoi forcave japoneze duke instaluar nje motor qe punonte me dru dhe gaz ne nje autobus shkolle dhe duke e furnizuar ate me levozhga arrash kokosi u largua me gjithe jetimet qe mbushin autobusin.

Bejts thote se gjithmone kishte menduar nese ngjarja e ketij filmi mund te behej realit por kurre nuk kishte hedhur ndonje hap konkret deri kur mbeti pa pune. Atehere ai u regjistrua ne nje program doktorature te deges se inxhinierise ne Universitetin shteteror te Nju Jorkut ne Sirakuze. Ai deshi te studionte mundesine nese kamioni mund te punoje me dru.

Profesori i tij i konsulences Klaus Dolli thote se motori i autobusit te furnizuar me arra kokosi nuk ishte i parealizueshem.

Ai perdorej gjeresisht ne Evrope para dhe gjate Luftes se Dyte Boterore madje pas luftes ne Gjermani dhe France pasi mungonte karburanti. Kjo eshte ne fakt nje teknologji qe mund te themi se ishte harruar.

Teknologjia njihet si gazifikimi i drurit. Druri ngrohet ne temperatura te larta dhe me nje sasi minimale oksigjeni nuk mund te digjet plotesisht por krijon gaze qe perdoren per te furnizuar gjeneratoret e energjise ose motoret me djegie te brendshme.

Bejts e modifikoi kamionin e tij Ford GMC te 1969-s me dru te gazifikuar. Ai instaloi nje sobe me dru zjarri ne karrocerine e makines dhe e lidhi ate me motorin me disa tuba bakri. Copa druri te thata e te imta shfrytezohen per te ndezur zjarrin.

Pasi drute filluan te digjen ndez motorin e kamionit me benzine dhe pasi ecen rreth nje kilometer e kthen ate te punoje me drurin e gazifikuar.

Druri nuk eshte aq eficent sa benzina dhe nuk gjeneron fuqi te madhe por Bejts dhe Dolli thone se ka avantazhe te tjera. Nje thes 18 kilogramesh me copa druri kushton rreth tre dollare dhe me te mund te pershkosh 52 kilometra. Ata thone se ky eshte me i lire sesa benzina dhe me miqesor per mjedisin.

Pemet jane vetem fillimi dhe Bejts shpreson qe nje dite kallami i misrit apo kashta e grurit por edhe mbetjet blegtorale te perdoren si burim energjie te riperterishme per automjetet.

Mendoj se nuk eshte praktike te pritet qe nje perqindje e madhe motoresh qe perdorin tani naften ta zevendesoje ate me dru. Nese behet nje perpjekje e tille do te zhdukeshin te gjithe druret. Por per zonat e vendit ose per ate pjese te botes qe ka teprica druresh gazifikimi i drurit eshte nje alternative e mire ndaj naftes.

Bejts thote se sistemi me dru te gazifikuar qe lidhet me makinen ose edhe me motocikleten apo edhe me nje rimorkio mund te jete nje alternative e mire vecanerisht per vendet e botes ne zhvillim dhe zonat e thella. Klaus Dolli ka nje vizion edhe me novator per aplikimin e sistemit. Imagjinoni nje kamion plehrash qe punon me dru dhe benzine qe furnizohet pikerisht nga plehrat qe mbledh. Bejts dhe Doll kane per te bere edhe disa prova te tjera para se sistemi per te cilin po punojne te jete gati te behet pjese e trafikut rrugor. Por kur te behet ata kane ne plan te tregojne se cfare kemi pare neper filma nuk eshte thjesht fantazi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›