E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia pa zgjidhje ne Tufine varrosen 6 persona ne nje varr

Varrezat e Tiranes te tejmbushura. Mbushen me varre edhe rrugicat

Ne varrezat e Sharres edhe rrugicat e dikurshme mes parcelave kane zene vendprehjen e re per ata qe kane humbur jeten gjate koheve te fundit. Muret e betonit ne pjesen veriore te varrezave jane shkaterruar dhe eshte vendosur qe pikerisht aty te projektohet zgjerimi i metejshem i ketij mjedisi. Por keto veprime te Bashkise se Tiranes te cilat duket se jane zgjidhje emergjente perbejne nje rrezik per rreshqitje dheu duke shkaterruar varrezat e kryeqytetit e duke perbere nje skandal ndaj kujtimit te personave trupat e te cileve prehen aty. Qendra Shqiptare per Rehabilitimin e Traumes dhe te Tortures per here te dyte ne vetem tre muaj ka tentuar te sensibilizoje Bashkine e Tiranes dhe Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise qe te nderhyjne sepse nuk ka mbetur me vend per varre dhe edhe rrugicat e varrezave jane zevendesuar me varre.

Problemi

Skandali me varrezat vijon me tej pasi se fundmi mungesa e vendeve ne Tufine dhe Sharre ka nxjerre ne pah nje tjeter zgjidhje. Keshtu te shumte jane ata qytetare te cilet po varrosin te afermit e tyre ne te njejtin varr. Edhe pse masiv se fundmi jane vrenjtur se ne te njejtin varr prehen deri ne gjashte persona. Sikur te mos mjaftonte mungesa e vendeve ka shume varre te hapura ne mes te rrugeve ndarese te parcelave asnje tabele orientuese njerez qe nuk gjejne dot vendet ku prehen eshtrat e te dashurve te tyre. E gjithe kjo eshte pasoje e mungeses se tokes por edhe e menyres se menaxhimit. Varreza e Sharres eshte hapur ne vitin 1963 sipas projektit te Reshit Malokut me tri parcela. Prej asaj kohe perimetri i eshte zgjeruar me vetem nje parcele. Por edhe ky zgjerim i siperfaqes mbart nje tjeter problem. Mjaft banore te Tiranes e kane gjetur ate duke i varrosur te afermit nga tre kater apo edhe gjashte ne nje varr. Nje version ky i ngjashem me varrezat murale qe mund te ishin nje zgjidhje por u kundershtuan nga Komuniteti Mysliman. Blerja e parcelave te reja ka mbetur ne dore te bashkise nje institucion tek i cili qytetaret po kerkojne paqe edhe per jeten e pertejme.

Por problemin e situates se renduar te ketyre dy varrezave publike ka pothuajse kater vjet qe e ngre Qendra dhe aktivisti Saimir Maloku i cili u ben thirrje autoriteteve qe te nderhyjne ndaj rrezikut qe u kanoset varrezave nga Sherbimi Funeral i Bashkise se Tiranes. Ju lutemi te ngrihet nje grup inspektimi shteteror te verifikoje shkeljet e renda te mesiperme dhe te marre masa parandaluese sepse ne rast te kundert mund te kemi shkaterrimin e kesaj parcele te mesiperme si edhe te merren masa per ndertimin e varrezave te reja te Tiranes sepse popullata e saj sa vjen dhe po shtohet dita-dites - beri te ditur QSHRTT. Varrezat e Sharres dhe te Tufines kane qene gjithnje nje problem per Tiranen duke u bere molle sherri sidomos per Bashkine e Tiranes e cila gjithnje ka nderhyre ne castin e fundit per zgjidhjen e problemeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›