Ndryshimi i klimes njeriu ne kerkim te asaj qe nuk u zbut

Versionet e egra te bimeve qe sot njeriu i perdor gjeresisht mund ta shpetojne boten nga uria ne kushte te ndryshimit te klimes
Fondi Boteror per Garantimin e Diversitetit te Kulturave beson se paraardhesit e eger te bimeve bujqesore mund te ndihmojne per ti bere keto bime rezistente kundrejt ndryshimit te klimes.
Popullsia ne bote deri ne vitin 2050 do te rritet ne mbi 9 miliarde keshtu qe prodhimi global bujqesor do te duhej te rritej me 70 ne menyre qe te garantohet furnizimi me ushqime. Keto shifra jane kalkuluara nga Organizata Boterore e Ushqimit FAO. Njekohesisht ndryshimi i klimes perkeqeson kushtet e mjedisit per bimet bujqesore kryesisht ne rajonet ku edhe sot eshte problematik sigurimi i ushqimeve. The Global Crop Diversity Trust Fondi Boteror per Garantimin e Diversitetit te Kulturave beson se paraardhesit e eger te bimeve bujqesore mund te ndihmojne per t i bere keto bime rezistente kundrejt ndryshimit te klimes.
Fushate per mbledhjen e perdorimin e bimeve fillestare
Ne bashkepunim me Royal Botanic Gardens ne Kev te Anglise Grupi i Konsulences per Studimet Nderkombetare Agrare dhe me nje mbeshtetje financiare prej 50 milione dollaresh amerikane nga qeveria norvegjeze ka nisur nje fushate per te mbledhur dhe perdorur bimet fillestare.
Zgjidhja diversiteti gjenetik i paraardhesve te eger te bimeve bujqesore
Orizi gruri misri patatja bimet me te rendesishme bujqesore qe perdorim ne sot jane bime te kultivuara te cilat ne kushte te caktuara japin nje prodhim te larte. Por ekspertet kane frike se kultivimi modern nuk eshte as i qendrueshem sa duhet dhe as fleksibel per te garantuar furnizimin me ushqime ne valen e ndryshimit te klimes. Global Crop Diversity Trust e sheh zgjidhjen tek diversiteti gjenetik i paradhesve te egjer te bimeve te sotme bujqesore sic sqaron drejtori i Global Crop Diversity Trust Cary Fowler Ne e dime qe keto bime te egra normalisht jane shume te paepura. Ato rriten ne kushte qe jane problematike per bujqesine e sotme. Disa jane rezistente ndaj nxehtesise ose u rezistojne thatesirave. Nese ne shohim ne perspektive dhe marrim parasysh parashikimet e eksperteve te klimes atehere jane pikerisht keto tiparet per te cilat do te kene nevoje ne nje kohe te afert bimet tona bujqesore.
Ndryshimet e klimes ndikojne tek te korrat
Brenda 50 viteve te ardhshme bujqesia duhet tia dale mbane me kushte klimaterike te paperjetuara deri me sot thote Fowler. Rritja e temperatures me vetem nje grade gjate periudhes se lulezimit mund t i pakesoje te korrat e orizit p.sh. me 10 thone ekspertet e bujqesise.
Ka lloje te egra orizi qe nuk lulezojne. Ky tipar mund t u ndihmoje bimeve te tjera te orizit qe tu pershtaten temperaturave me te larta. Nje shembull tjeter eshte forca e rezistences se patateve Ka nje lloj te eger patateje qe eshte rezistente kunder vrugut nje semundje kjo qe ne shekullin e nentembedhjete shkaktoi epidemine e urise ne Irlande. Ky gjen eshte integruar sot ne rreth 40 te bimeve te patates ne SHBA por edhe tek patatja ne vende te tjera te botes.
Fowler e vlereson dobine ekonomike te ketyre bimeve te egra per bujqesine komerciale me nje shifer mbi 100 miliarde dollare amerikane ne vit. Megjithate aktualisht vetem nje pjese e vogel e ketyre llojeve te bimeve te egra jane perfshire ne arsenalin e farave qe ruhen per te ardhmen ne Svalbard Seed Vault dhe ne te tjera banka te farerave ne bote.
Arsenali i farave duhet pasuruar me bime te egra
Ne kuader te fushates nderkombetare qendrat e studimit institutet agrare kopshtet botanike dhe njohesit e bimeve ne mbare boten kerkojne dhe mbledhin bime te egra. Ketu perfshihen edhe 23 bimet me te rendesishme bujqesore nder to orizi gruri patatja fasulja dhe bizelja. Fushata eshte planifikuar per 10 vjet sepse bimet nuk mund te perdoren direkt ne bujqesi. Per kultivimin e kulturave te reja te bimeve eksperteve u duhen 7 deri ne 10 vjet. Bima duhet kryqezuar me nje forme te kultivuar. Vetem me pas kuptohet se cfare tiparesh ajo ka rezistence ndaj thatesires qendrueshmeri ndaj nxehtesise ne kohen e lulezimit rezistence ndaj demtuesve ose ndaj semundjeve. Me pas keto bime duhet te sillen ne nje forme qe ato te mund te perdoren prej bujqve te cilet duan variante me rendiment pra tiparet e llojit fillestar duhet te integrohen ne kulturat e reja moderne.
Bujqesia para sfidave te medha
Rezultatet regjistrohen ne nje banke te dhenash qe u vihet ne dispozicion kultivuesve te bimeve dhe te interesuarve te tjere kudo ne bote. Farat mund te perdoren per te prodhuar bime bujqesore solide ndaj klimes. Ceshtja eshte megjithate nese kjo mund te realizohet ne kohen e duhur thote Fowler. Popullsia ne bote po rritet vrullshem dhe me kete edhe nevojat per ushqim e ne radhe te pare per mish. Prodhimi bujqesor duhet te rritet me shume se dyfishi gjate 50 viteve te ardhshme. Por edhe sikur te dalin parashikimet me konservatore lidhur me ndryshimin e klimes thote Fowler bujqit do te kene probleme edhe per ta ruajtur nivelin e te korrave. Une besoj se kjo eshte sfida me e madhe qe ka pasur bujqesia ne 12.000 vitet e fundit. Mjeti me efikas per t i bere bimet tona bujqesore te afta per adaptim qendron tek biodiversiteti natyral i llojeve te origjines pra tek paradhesit e egjer. Kjo do te jete e domosdoshme per garantimin e ushqimeve ne te ardhmen.
Autor Irene Quaile/Vilma Filma-Ballvora