E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një manjat kinez do Livepulin

Liverpuli është në shënjestrën e një manjati kinez të gatshëm për të investuar 350 milionë sterlina. Sipas “BBC”-së, Keni Huang kërkon të marrë kontrollin e plotë të “Reds-ave. Biznesmeni është në krye të “Qsl Sports”, një shoqëri investimesh me bazë në Hong Kong. “Akordi duhet të mbyllet brenda afatit të merkatos verore (31 gusht)”, - tha për “BBC”-në një burim pranë manjatit kinez.

“Huang ka bërë një propozim të qartë”, - tha ai, duke theksuar se pas rrugës së lirë që mund t’i jepej nga drejtuesit aktualë të Liverpulit, tratativa mund të mbyllej në “pak ditë”. “Keni, - shton burimi, - është i vetmi blerës serioz i interesuar dhe i bindshëm”. Gjatë kohës së zotërimit nga çifti amerikan, Tom Hiks-Xhorxh Xhilet, Liverpuli ka grumbulluar 285 milionë euro borxhe, të cilat ia ka “Royal Bank of Scotland”. Huang është gati të “shërojë” klubin nga borxhet dhe t’i ofrojë menaxherit të skuadrës, Roj Hodgson, një buxhet të mjaftueshëm për të riforcuar organikën në prag të sezonit 2010-2011.

Arritja e një pronari të ri në një kohë të shkurtër do t’i jepte mundësi klubit nga “Anfield Road” të blindonte pjesët më të çmuara të grupit të tij. Në veçanti, do të mbante në skuadër sulmuesin spanjoll Fernando Torres. Për Hodgsonin, megjithatë do të ishte e vështirë të trajtonte argjentinasin Havier Maskerano. Mesfushori, i kërkuar nga Inter, ka manifestuar dëshirën për t’u larguar nga Anglia. Nga ana tjetër manjati kinez ka dashur ta marrë edhe më parë Liverpulin në vitin 2008, por u bllokua nga kërkesa prej 785 milionë sterlinash nga Hiks dhe Xhilet. Tashmë është gati të investojë 423 milionë euro.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›