Një maqedons e përplas me makinë, vdes i riu
Aksidenti ndodhi ne Peqin. Një mjet tip kamion me targa të huaja me drejtues nje shtetas maqedonas eshte përplasur me mjetin tip furgon. Si pasosjë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi 27 vjecar
PEQIN-Një aksident me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem.
Burime të policisë lokale, bënë të ditur se “rreth orës 21.00 të së dielës, një mjet tip kamion me targa të huaja CR 341 BD, me drejtues shtetasin maqedonas Bosko Geros Simon, është përplasur me mjetin tip furgon “Nissan” me targa BA 998 JV. Si pasosjë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit tip “Nissan”, Lorenc Xhoni.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë si edhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e 27 vjeçarit Xhoni, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte mjetin e tij tip kamion, shtetasi maqedonas Bosko Geros Simon.
Mësohet se ky i fundit është shoqëruar për në komisariatin e policisë Peqin, deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)