E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet kryesia PD. Zgjedh sot kreun e Tiranës

Kryesia do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura nga 3 që janë deri tani në garë Aldo Bumçi, Gjergj Bojaxhi dhe deputetja Lajla Pernaska. Mustafaj u tërhoq nga gara 

TIRANE- Nis sot në mesditë konferenca e degës së PD-së në Tiranë ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri. Në garë deri tani kanë mbetur ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, Gjergj Bojaxhi dhe deputetja Lajla Pernaska. Një nga figurat më të vjetra në PD, Besnik Mustafaj deklaroi dje tërhiqjen nga politika në 4 vitet që vijnë.

Mustafaj deklaroi se për shkak të mungesës së transparencës, debatit të brendshëm dhe mosrespektimit të statutit të PD-së, për një garë që sipas tij duhet të ishte e ndershme, ai e mori këtë vendi.

Kryesia do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura që do ta vazhdojnë këtë garë ndërkohë kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur simpatinë për ish anëtarin e Kop Aldo Bumçi, pritet të gjendet se kush do të jetë rivali i tij. Po kështu Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë të hënën në mbrëmje për të ndarë përfundimisht se më kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ende nuk ka një listë të qartë të 140 kandidatëve përveçzërave se të paktën kryeministri Berisha do të garojë në kryeqytet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›