E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje mengjes korriku qe zgjati 40 vjet Nga Nik Krastev

Kur Ken Henslei, kitaristi i grupit britanik te rokut “Uriah Hip”, mori kitaren per te vrare kohen gjate udhetimit me autobus nje dite korriku te vitit 1971, as nuk e mendonte se ajo qe do te vinte me pas, do t’ia ndryshonte jeten. Kenga qe doli nga improvizimi ne autobus nuk i mbijetoi thjesht kohes, por u shnderrua ne himn per miliona dashamires te muzikes rok pertej perdes se hekurt. “Kenga ‘Mengjes korriku’ me kujtohet shume mire. Mora ne dore kitaren akustike dhe po sillesha verdalle. Ishte vertet mengjes korriku dhe une nisa te shkruaja: ‘Atje isha ne nje mengjes korriku’. Keshtu vazhdova te luaja ne kitare e te shkruaja”. “Natyrisht, nuk doja te shkruaja atje isha ne nje mengjes korriku ulur ne autobus pasi nuk ishte romantike. Keshtu pjesa tjeter e kenges ishte fryt i imagjinates sime”, kujton Hanslei. Pas kesaj iu desh vetem nje dite pune ne studio atij dhe shokeve te grupit qe ta regjistronin kengen. Ne album ata futen regjistrimin e pare te bere ne studio.
Dalja ne treg e kenges “Julz morning” dhe albumit “Look at yourself” ne vitin 1971 shenon nje pike te rendesishme ne krijimet e grupit rok “Uriah Hip”.
Grupi ne ate kohe ishte i njohur ne Britani dhe ne Evrope, por ky album i vuri edhe ne harten muzikore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Por, habia me e madhe ishte fakti qe albumi fitoi fame edhe pas perdes se hekurt.
Artemi Trocki, kritik i njohur i muzikes rok ne Rusi, e krahason grupin “Uriah Hip” me “Deep Purple”, kenga e te cileve “Smoke on the eater” ishte bere kult ne ish-Bashkimin Sovjetik. Te dyja keto grupe, thote ai, tingellonin krejtesisht ndryshe ne vitet ’70 e ’80, kur ruset kishin shume pak qasje te muzika perendimore.
“Ata kishin nje ze impresionues, kitara ishte virtuoze, tastierat dhe harmonia e vokaleve i jepnin nje tingellime te jashtezakonshme ne ate kohe”, tregon Trocki.
Ai shton se muzika e ketij grupi nuk ishte e huaj per ruset. “Sado e cuditshme qe dukej, ‘Uriah Hip’ luante nje muzike rok shume melankolike. Eshte kjo lloj harmonie e lehte qe eshte e afert per ruset”, thekson Trociki.
Grupet vendase nisen te imitojne “Uriah Hipin”. Nje prej kengetareve rok te te kohes, Sergei Skackov, kujton: “Ka pasur klube ku nuk ishte e detyrueshme te kerkoje miratimin e programit nga partia. Ishte per te qeshur teksa shikoje njerezit qe perlesheshin ne perpjekje per te kercyer ate muzike”, thote Skackov.
Por, duket se adhuruesit e grupit anglez te rokut “Uriah Hip” nuk ishin vetem ne Rusi. Ne Bullgari duket se ata ishin me te shumte. Thuajse per kater dekada adhuruesit e muzikes se “Uriah Hipit” ne Bullgari cdo mengjes te 1 korrikut jane mbledhur ne bregdetin e Detit te Zi duke kenduar “Julz morning”.
“Eshte magjepsese se si per 35 vjet kaq shume njerez ne Bullgari e kane pritur lindjen e diellit me 1 korrik pikerisht duke kenduar kengen ‘Julz morning’ ” , sjell ndermend per Radion Evropa e Lire, Georgi Marholev, kengetar roku nga Bullgaria.
Henslei, nga ana tjeter, thote se as ne endrrat e tij me te guximshme nuk e kishte menduar se kenga e krijuar ne autobus do te mbijetonte per gjenerata te tera pas perdes se hekurt. RFE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›