Shtatzena shikon gra me barre... Nga Frrok Cupi
Njeriu shikon ate qe do, ose asgjeson ate qe do t’i mungoje- ka thene Sartri, shkrimtar dhe filozof i Ekzistencializmit. Gruaja shtatzene, te gjitha grate qe kalojne prane, i shikon me barre. Edhe nje i semure, rreth e rrotull shikon ambulanca. Keta individe, psikozen personale e mbajne vetem per vete dhe nuk i renkojne askujt. Por kur individi me psikozen e “shtatzenise” ngrihet ne nivelin publik, atehere i shikon te gjithe “te semure”. Politikanet (dmth., publiket) me sindromin e shtatzenise behen te rrezikshem, ose te pakten te bezdisshem.
Shikoni cfare ndodh: Ne krahun e majte te politikes, vitin e fundit jane shfaqur shume sindrome. Sindromi i fshehjes se fakteve dhe e korrupsionit. Cdo dite majtistet po shfaqen ne konferenca dhe thone se shteti ka fshehur shifrat ekonomike. Si mund te behet kjo? Kete mund ta realizoje ne mendje vetem nje njeri qe e ka ne bark tekniken e fshehjes, dmth., si gruaja qe mban ne bark shtatzenine. E majta qe akuzon per “fshehje” ka mbyllur cdo dere per kontrolle financiare ne pushtetin lokal ku ka nje dominance pushteti. Ose therret perdite “korrupsion”, dhe “vjedhje”, por ne prokurori prej vitesh qendrojne disa dosje komisionesh parlamentare me te njejten akuze ndaj te majteve. Ose gruaja e prokurorit qe kishte dosjen e korrupsionit te kryetarit socialist, eshte therritur si deputete e PS, vetem per ta mbajtur “shtatzenine” e dosjeve shume afer gjinise. Ose jane ftuar ne udheheqjen e se majtes te gjithe pinjollet e nomenklatures se larte komuniste; pse? Sepse kryetari i PS, nje bir blloku, i shikonte te gjithe rreth e rrotull vetem si bllokmene...
Kjo eshte filozofia e Sartrit per sindromin e te semurit qe shikon ambulanca, domethene shikon ate qe i nevojitet.
Por ne anen tjeter, mendja e njeriut me keso sindromesh, asgjeson menjehere ate qe nuk i nevojitet. Cfare nuk i nevojitet, le te ekzistoje realisht, le te jete aty, por mendja qe do ta asgjesoje, dhe e “asgjeson”. Mund te jete njeri, mund te jete ide, mund te jete sistem, ose edhe vete nje parlament shteti; mendja qe do asgjesimin, asgjeson menjehere cfaredo. Kur fuqia e madhe e asgjesimit perdoret edhe si pajisje e sjelljes se politikaneve, atehere shoqeria njerezore turbullohet, nervozohet, mallkon dhe nuk kupton fort mire se nga i vjen e tera. Thjesht pse mendja ka me vete edhe kete cilesi “djalli”.
Cfare do te ndodhte, cili do te ishte tmerri i shkaktuar nga “asgjesimi” qe vjen nga politika?!
Do te ndodhte keshtu:
Politikani hyn ne fushate elektorale dhe ne kete moment shikon vetem lule dhe fitore. Ne fund te fushates, mund te ndodhe qe i asgjeson te gjitha, vetem pse rezultati nuk del ne favor dhe kur e kerkon fitoren me cdo kusht. Kjo ka ndodhur gjate gjithe ketij viti, asnje mrekulli tjeter. Te majtet rrembyen shkopin magjik dhe asgjesuan parlamentin, gjykatat, idene e integrimit ne Europe..., vetem per shkak se nuk fituan ne zgjedhje. Kaq i thjeshte eshte procesi i asgjesimit.
Ja cfare i ndodhi Jean- Paul Sartrit. Ne fakt, jo se i ndodhi ashtu rastesisht, por ai perpunoi nje filozofi te tere te “asgjesimit” te gjese qe nuk e do. Sartri hyri ne nje bar ku ndodhej edhe nje mik i tij. Miku i avitet dhe e pyet: “Cfare vure re kur hyre ketu?. Sartri i tha se e vetmja gje “qe me ra ne sy, ishte mungesa jote”.
“Sa e cuditshme... si te ra ne sy nje gje qe mungonte!?”.
Filozofi francez ekzistencialist i ka perdorur keto lloj takimesh per te vertetuar se “si e asgjesojme ate qe nuk ka rendesi per ne”. Ata qe nuk te interesojne i asgjeson mendja; ata qe i do, mendja t’i shumefishon. Nje grua shtatzene shikon rreth saj gra me barre; nje i semure shikon makina te urgjences; nje i krisur shikon se i kane marre lodren dhe do te djege shtepine... Te tjerat nuk kane rendesi dhe i asgjeson.
Pse jane asgjesuar disa interesa politike, ose kombetare, vetem duke kerkuar hapjen e kutive te votimit? Vitin e fundit kjo eshte kthyer ne “legjende” dhe psikoze. Partia qe kerkon kutine (ose lodren) ka eliminuar pjesemarrjen ne Parlament; dmth., e ka asgjesuar; para dy ditesh e asgjesoi perseri. Eshte asgjesuar, me kete rast, e drejta e njerezve socialiste per t’u perfaqesuar ne demokraci dhe ligjvenie. Jane asgjesuar gjykatat dhe ligji themeltar. Njerezit u vune ne nje dyshim tragjik se po na mohohen edhe vizat Shengen sipas marreveshjes se Shqiperise me Europen. Pse vihej ne dyshim? Sepse kjo e drejte ishte “asgjesuar” nga gjysma e politikes qe sipas filozofise se Perendimit, kjo lexohet si “gjysma e popullsise”. Ne fakt vetem nje ose pak njerez e kane “asgjesuar” interesin e madh qytetar, por ka marre pamjen sikur gjysma e popullsise nuk do qe te udhetoje lirshem apo te anetaresohet ne Europe. Ditet e fundit, sindromi i asgjesimit u formulua keshtu: “O vizat, o vize Shqiperise!”. Sartri i shkrete, kete postulat, do ta kishte marre si nje dhurate te cmuar per filozofine e tij ekzistencialiste. Ah sikur ta kishte degjuar, nuk kishte pse krijonte skena filozofike me miqte e vet!
Nga nje mendje, thjesht nje, cilesia e asgjesimit mund te shkaterroje nje drejtim politik te nje kombi. Ne rastin kur ky eshte ne krye te nje politike, ose te disa mundesive per te shkaterruar prosperitet. Ndersa Sartri, i akuzuar si komunist, por edhe i ndaluar per t’u lexuar ne komunizem, nuk ka dashur te guxoje qe cilesine e mendjes per “asgjesimin” e asaj qe nuk me intereson, ta coje deri ne piken e shkaterrimit te interesave publike.
Kur vdiq ne vitin 1980, Lindja komuniste (aq me pak Shqiperia) akoma nuk ishte hapur per te pasur lende te re filozofike sartriste.
Shikoni, sikur te ishte Sartri ketu?!...