E Shtunë, 31 Tetor 2026

Israeli hap kufirin për ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Jeruzalem - Megjithë sulmet me raketa të palestinezëve militantë Izraeli hapi sot kufirin me Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë izraelite të Mbrojtjes kufirin e kaluan rreth 80 kamionë të mbushur me ushqime, medikamente dhe drithëra. Këto janë transportet e para humanitare në dhjetë ditët e fundit. Po ashtu Izraeli paralajmëroi se nuk do të tolerojë më sulmet e vazhdueshme me raketa të palestinezëve militantë. Vendimi për një ofensivë ushtarake kundër Hamasit radikal-islamik është marrë në parim, u tha në qarqe qeveritare. Megjithatë Hamasit i janë dhënë 48 orë kohë për t'u dhënë fund sulmeve të tij. Sipas mediave izraelite vendimi përfundimtar për nisjen e ofensivës do të merret ditën e dielë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›