Një miting kaq pak entuziast nuk e ka bërë kurrë Berisha në Kukës
Pak ditë më parë shumëkush është habitur me entuziazmin e mitingut të Partisë Socialiste në qytetin e Kukësit.
Sheshi i tejmbushur, por mbi të gjitha entuziazmi i jashtëzakonshëm, ka bërë shumëkënd që të mendojë se bastioni i të djathtës nuk do jetë më i tillë.
Kryeministri Sali Berisha, i frikësuar nga ndryshimi që mund të vijë pikërisht nga qarku i Kukësit, shkoi sërish për miting në Kukës, edhe pse kishte qenë disa ditë më parë.
Por edhe pse në shesh kishte njerëz, sërish entuziazmi ishte shumë, shumë i vakët. Një miting i tillë kaq pak entuziast nuk është organizuar ndonjëherë nga Partia Demokratike në Kukës.
Rruga e Kombit nuk u ka sjellë punësim dhe as mirëqenie, ashtu siç kishte pretenduar kryeministri Sali Berisha.
Pavarësisht se Berisha foli për modelin e tij familjar, pavarësisht se përmendi sërish Çelësin e Tiranës, dhënë Goran Bregoviçit nga Edi Rama, turmës nuk ia ndjeu.
Ata që ishin në shesh duhej të ishin aty më së shumti se druhen se u humbet vendi i punës.
Le të bashkohemi drejt fitores demokratë, socialistë dhe qytetarë të çdo bindje se në pak vite çamë malet, çamë Kalimashin, ndërtuam Rrugën e Kombit, rrugën që bashkoi shqiptarë, rrugën që i dha Kukësit gjallërinë më të jashtëzakonshme.
Të bashkohemi, pasi në pak vite në këtë qark ndërtuam qindra kilometra rrugë të reja. Le të bashkohemi demokratë, socialistë dhe të paparti, për të hapur qindra vende të reje pune, për të bërë të vërtetë integrimin tonë në BE.
Socialistë dhe të paparti të rrethit dhe qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, cila është alternativa tjetër?
Alternativa tjetër është alternativa për të mbjellë zi, pesimizëm dhe poshtërim kudo.
Ju gra dhe burra të Kukësit për atë alternativë nuk jeni të lirë, të lirë ishit vetëm në republikën e etërve të shokut të autobusit.
Për alternativën tjetër rrugët tuaj nuk janë reale, shtëpitë që keni ndërtuar ju janë kasolle pa vlerë, shkollat që ndjekin fëmijët tuaj janë piramida. Sipas kësaj alternative, lëvizje e lirë nuk është e vërtetë, anëtarësimi në NATO është natë për ju. BE nuk ka vlerë se nuk është as bukë, as ujë.
Kjo është alternativa që mbjell vrer dhe ndjell dëshpërim në çdo vatër dhe zemër shqiptare. Le ta leme ne kalorësin e humbjeve dhe disfatave, kalorësin e çdo humbje që është mbyllur në autobusin mavi.
Socialistë dhe të paparti, ejani me ne. Së bashku do punojmë më shumë. Do asfaltojmë më shumë, do punësojmë shqiptarët, do rrisim rrogat, do ecim drejt Evropës, bëri thirrje Berisha./ep