Një motorist 94-vjeçar
Ky motorist i çmendur që ende përshkon qindra kilometra me mjetin e tij të preferuar të udhëtimit, mbase nuk jua mbush syrin, por është 94 vjeç. Reg Skot, i cili i djeg ende gomat, njihet si motoristi më i vjetër i Britanisë. Gjyshi ka përshkuar 384 800 milje gjatë 74 viteve të tij në rrugë, një distancë e barasvlershme me 15 udhëtime rreth botës. Motorin e tij i parë, të modelit Norton 16H 490cc, e bleu në vitin 1937 për 73 paund. Që atëherë ai ka blerë shtatë motorë të tjerë. Me i fuqishmi ishte një BMW Boxer 1000cc. Reg tani udhëton me një Honda 250cc rreth qytetit të tij Ludham, në Norfolk, të paktën katër herë në javë. Ai e pranon se tashmë e ka ulur ritmin, por mund ti japë me 60 milje në orë kur është në autostradë.