E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një muaj burg për kërcënuesit e Ramës

Shtetasit Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kiçaj, kanë kërcënuar Ramën nëpërmjet një SMS-jë, për shkak se atyre i ishte djegur një makinë përballë dy kullave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të demonstratës së 21 janarit. 

Policia e shtetit njofton se menjëherë pas njoftimit të Prokurorisë, Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasit Edi Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore.

Tiranë – Tre shtetas akuzohen nga Prokuroria shqiptare se kanë kërcënuar fizikisht liderin e Patisë Socialiste, Edi Rama.
 
Gjykata e Tiranës pritet të vlerësojë sot masën e sigurisë për shtetasit Luan Rami, 37 vjeç, Fatos Rami 29 vjeç, dhe Afrim Kica, 29 vjeç, pasi sipas të dhënave të Prokurorisë, ata kanë kërcënuar fizikisht kryetarin e opozitës, z. Rama.

Kërcënimet ndaj kryetarit të PS-së janë zbuluar nëpërmjet përgjimit të telefonave nga ana e Prokurorisë. Të tre këta shtetas kanë lindur në Burrel dhe banojnë në Tiranë. /Start/

                                                                                             2011-01-30 11:59
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›