E Diel, 1 Nëntor 2026

Një muaj nga përmbytja, banorët smarrin dëmshpërblimet

Vali Qyrfyci

Shkodër

Të dëmtuarit: Kryeministri na dha dëmshpërblimin e 2010-s me një tjetër përmbytje në 2013-n

OLYMPUS DIGITAL CAMERAKur po bëhet një muaj që kur Nënshkodra është çliruar nga përmbytja e fundit, në terren nuk ka zbritur ende asnjë grup për verifikimin e dëmeve. Banorët e Nënshkodrës ndihen të revoltuar nga fakti se askush nuk kujtohet të paguajë dëmet që u shkaktuan vite më parë dhe dëmet që shkaktoi përmbytja e një muaji më parë. Një nga banorët e Nënshkodrës, Lush Ndoci tha për gazetën Shqip: Neve na e bëjnë shumë mirë që na përmbytin sa herë që u teket dhe nuk na lënë të hapim as gojën dhe na bëjnë të ngremë dy gishtat lart. Ky është turp i madh që nuk ndodh në asnjë vend të botës, vetëm në Korenë e Veriut. Të shkatërrosh jetën e tjetrit dhe të mos i paguash dëmin që vetë e pranon se e ka bërë, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Por këtu nuk ka as politikë, as qeveri, as gjykata, asgjë, nuk ka asnjë vend ku të kërkosh zgjidhje. Ne po përjetojmë një diktaturë ku nuk mund të kërkojmë zgjidhje në asnjë institucion shtetëror. Na janë përmbytur toka bujqësore, sera, na janë mbytur bagëti nga përmbytja e fundit dhe askush nuk ka ardhur për të pyetur apo për të verifikuar dëmet. Është e drejtë ajo që është thënë se kryeministri na dha dëmshpërblimin e 2010-s me një përmbytje tjetër në vitin 2013.

Përmbytja e ndodhur një muaj më parë konsiderohet si më e dëmshmja për bujqësinë. Sipas tyre, kjo përmbytje ndodhi në një kohë kur gjithçka ishte mbjellë dhe gjithçka u shkatërrua.

Shkodra dhe Nënshkodra prej vitit 2010 e deri më sot ka përjetuar gjashtë përmbytje të mëdha masive, të cilat nuk kishin ndodhur prej gjysmëshekulli në këtë qytet. Përmbytja e parë ndodhi më 3 janar të vitit 2010, gjithsej u përmbytën 10.400 hektarë, 2489 shtëpi dhe 4780 persona u evakuuan. Kjo përmbytje përfshiu 8 komuna të Nënshkodrës dhe Bashkinë e Shkodrës, ndërsa dëmi i llogaritur në këtë përmbytje ka arritur në vlerën e 5.1 milionë dollarëve. Përmbytja e dytë ndodhi më 21 shkurt rreth një muaj më vonë, kur u përmbytën 5350 hektarë, 108 shtëpi, ndërsa 723 persona u evakuuan. Përmbytja e tretë ndodhi më 17 prill, zgjati 7 ditë ku u përmbytën 1420 hektarë dhe 100 shtëpi. Përmbytja e katërt, e njëjta histori. Përmbytja e pestë ndodhi më 30 nëntor të vitit 2010 në zonën e Nënshkodrës dhe në qytetin e Shkodrës që u klasifikua si përmbytja më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Kjo ishte e pesta brenda një viti, e cila shkaktoi përmbytjen e rreth 14 mijë hektarëve tokë, mbi 4600 shtëpi të përmbytura dhe rreth 31 mijë krerë gjë e gjallë, ndërsa me qindra banesa janë pjesërisht të shembura për shkak të qëndrimit në ujë me javë të tëra. E megjithatë, krahas premtimeve të shumta se të dëmtuarit do të paguheshin me para në dorë për dëmet e shkaktuara, sot e kësaj dite asnjë banor nuk është paguar, përveç se është mashtruar. Ardi Hoti

Një muaj nga përmbytja, banorët smarrin dëmshpërblimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›