Nje murator i vetmi person i akuzuar per dhunimin e varreve te Boboshtices
Nje murator eshte i vetmi person i akuzuar per dhunimin e varreve te vjetra ne manastirin Fjetja e Hyjnilindeses Mari ne Boboshtice te Korces. Prokuroria dhe policia e Korces kane nisur dje zyrtarisht hetimet per skandalin e denoncuar nga media ne fillim te javes se shkuar dhe ka tashme nje person te akuzuar per vepren penale dhunim i varreve parashikuar ne nenin 118 te Kodit Penal.
Personi nen akuze eshte Alqi Koroveshi nje murator 44 vjec nga fshati Polene i Korces. Ky eshte personi qe ka kryer punimet ne varrezat e vjetra te Boboshtices si pasoje e te cilave rreth dhjete varre jane demtuar duke u nxjerre kockat jashte apo duke u mbuluar me beton.
Muratori eshte marre dje ne pyetje nga ana e policise se Korces. Ai u ka thene oficereve te policise gjyqesore se kishte kryer punime te thjeshta ne varreze ashtu sic i kishin kerkuar ata qe e kishin paguar por nuk ka pranuar te jape emrat e personave konkrete qe kane qene pergjegjes per ndertimin ilegal. Une jam thjesht nje punetor ka thene Alqi Koroveshi kur ka dale nga policia e Korces dhe me pas eshte larguar per te mos dhene asnje sqarim per faktin pse eshte cuar per ndjekje penale nga kush i ka marre urdhrat dhe kush e ka paguar per punen e kryer. Mesohet se muratori nuk e ka pranuar akuzen per dhunim te varreve duke u justifikuar se vetem kishte hedhur beton aty ku ia kishin kerkuar.
Burime te policise se Korces bene te ditur dje se hetimet nuk kane perfunduar dhe se ne ndjekje penale mund te merren edhe persona te tjere. Por zyrtarisht nuk konfirmohet asgje ne lidhje me hetimin e organizates se minoritetit grek Omonia edhe pse nga faktet e deritanishme rezulton se kjo organizate eshte pergjegjese per punimet ilegale ne varrezat e vjetra te Boboshtices.
Dhunimi i varreve te Boboshtices nisi rreth nje muaj me pare kur nen kujdesin e organizates Omonia nje grup i vogel punetoresh te kryesuar nga Alqi Koroveshi nisen punen per zgjerimin e bazamentit te nje memoriali brenda varrezes dhe shtrimin me beton te nje rrugice qe te conte te ky memorial. Behet fjale per nje kryq rreth 7 metra te larte te vendosur ne varrezat e vjetra te Boboshtices ne vitin 1996 ne vendin ku pretendohet se ka qene varrosur me pare nje ushtar grek i vrare gjate luftes italo-greke te viteve 1940-1941. Zgjerimi i bazamentit te ketij kryqi shkaktoi demtimin e te pakten dy varreve ndersa rrugica e betonte mbuloi rreth tete te tilla.