E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP-ja mbyll hetimet Rama i paster gjobiten Dritan Prifti dhe Arian Tartari

Raporti

Mbyllet nje pjese e hetimit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i cili nxjerr te paster kreun e Bashkise se Tiranes Edi Rama njekohesisht lider i opozites si dhe gjen probleme ne deklaratat e pasurive te Dritan Priftit dhe Albana Vokshit. Zyrtare te larte te vendit dhe nepunesit ne sektoret kyc te administrates kane rezultuar problematike gjate kontrollit te plote qe ka kryer Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per menyren se si i kane vendosur te ardhurat dhe kapitalin e tyre. Pas muajsh pritjesh ILDKP-ja beri dje publike rezultatet e hetimit te pasurive te personave me pushtet proces i cili kishte nisur gjashte muaj me pare. Por proven e zjarrit qe ne kete rast perkthehet ne transparence per sa u perket te ardhurave nuk e kane kaluar figura te rendesishme politike ne vend si ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi dhe kryetari i Komunes se Dajtit Kujtim Qefalia. Ne rastin e Priftit kontrata qe bashkeshortja e tij ka lidhur me vlere prej 242 704 970 lekesh konsiderohet nga ILDKP-ja si e lidhur ne kushtet e konfliktit te interesit dhe kjo sipas ligjit per konfliktin e interesit e ben te pavlefshme kete kontrate. Nga ana tjeter i paster ndaj hetimit doli kryebashkiaku i Tiranes njekohesisht kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Nderkohe ILDKP-ja thekson se po vijon hetimin per pasurine e ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe po keshtu ndaj Albana Vokshit.

Shkelesit

Dosja e deklarimit te pasurise se ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe te afermit e tij i ka kaluar dje prokurorise dhe institucioneve te tjera pergjegjese per verifikime te metejshme. Keto veprime te ndermarra nga ana e ILDKP-se erdhen per shkak te dyshimeve te arsyeshme nga ana e inspektoratit per menyren e pasurimit te ish-ministrit. ILDKP-ja ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e subjektit dhe nga personi i lidhur me te bashkeshortja znj. Meri Prifti jane kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k. pa dhene asnje kontribut real ne vlere apo ne natyre pervec kapitalit fillestar theksohet ne deklaraten e ILDKP-se. Nga ana tjeter ky institucion thekson se probleme ne deklaraten e bashkeshortes se Priftit jane vene re edhe per sa i perket realizimit te kontrates se shitblerjes se aksioneve ne kete shoqeri ne vleren 242 704 970 leke ne kundershtim kjo me kerkesat e ligjit theksohet ne deklarate. Por problemet e ish-ministrit Prifti me ILDKP-ne nuk perfundojne ketu. Inspektorati i Larte e ka gjobitur Dritan Priftin me nje gjobe prej 300 000 lekesh per shkak te nje emerimi qe ka bere ne Keshillin Mbikeqyres te OST-se emerim i cili eshte cilesuar si konflikt interesi. Subjekti Dritan Prifti eshte gjobitur me 300 000 leke gjobe per shkak te konfliktit te interesave si minister ne emerimin e shtetasit Rasim Hamzaraj me 23.09.2009 si anetar i Keshillit Mbikeqyres se OST duke qene se ai konsiderohej person i besuar me subjektin pasi kishte ne administrim kapitalet e bashkeshortes se subjektit Prifti pak dite para emerimit me 10.09.2009 argumenton ILDKP-ja duke shtuar se me nje gjobe me te njejten vlere eshte gjobitur edhe shtetasi Rasim Hamzaraj. Nga ana tjeter ILDKP-ja ka gjobitur edhe personin me te cilin bashkejeton deputetja e PD-se Albana Vokshi per shkak te mos deklarimit te pasurise se tij. ILDKP-ja ka gjobitur me 30 000 leke shtetasin Arian Tartari per lsquoRefuzim per deklarim me kerkese nga ana e personit te lidhur. Mungesa e ndeshkimit ne Kodin Penal per mospermbushjen e detyrimit per deklarim nga ana e lsquopersonit te lidhur detyron ILDKP te mos marre masa te metejshme theksohet ne njoftimin per shtyp. Nga ana tjeter kryetari i Komunes se Dajtit Kujtim Qefalia eshte gjobitur nga ana e ILDKP-se per shkak se nje shtetas i lidhur me zyrtarin i quajtur Ylber Kalaja ka pranuar te deklaroje pasurine e tij. Per kete arsye Inspektorati i Larte e ka gjobitur me shumen 30 000 leke per lsquoRefuzim per deklarim me kerkese nga ana e personit te lidhur thekson ILDKP-ja. Po keshtu inspektorati ka rreshtuar nje liste te gjate perfaqesuesish te administrates publike ne Tirane dhe ne rrethe te cilet jane gjobitur ose po ndiqen penalisht ne lidhje me te ardhurat e tyre.

Ligjoret

Ndonese sulmeve te herepashershme te perfaqesuesve te mazhorances kryetari i PS-se njekohesisht kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama ka rezultuar se nuk ka probleme ne pasurine e deklaruar. Ne perfundim te procedurave investiguese rezulton se ka perputhje mes vetedeklarimit nga ana e subjektit dhe te dhenave te marra nga ILDKP-ja ne te gjithe regjistrat publike dhe private sqaron ILDKP-ja ne lidhje me pasurine e Edi Rames. Po keshtu sipas Inspektoratit te Larte per Ramen eshte kerkuar informacion nga ana e Bashkise se Tiranes per marredhenie qe mund te kishte krijuar shtetasi Dritan Avllaj me kete institucion. Nga pergjigjja zyrtare e Bashkise Tirane rezulton se ky shtetas per te cilin ka pasur diskutime ne media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka perfituar fonde publike nga Bashkia Tirane theksohet ne deklaraten per shtyp te ILDKP-se. Po keshtu ILDKP-ja sqaron ne njoftimin e saj se ende nuk ka perfunduar procesi i hetimit per pasurine e vete deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Per rastin e Bregut ILDKP-ja sqaron se aktualisht po shqyrtohet pasuria e bashkeshortit te saj Namik Ajazit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›