Berisha-Rama duel per Piramiden. Kreu i PS-se i ve 3 kushte qeverise

Ndertimi i kompleksit te ri parlamentar te Piramida ka ulur dje ne nje tryeze te perbashket dy kokat e politikes Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama. Mbledhja e Komitetit Shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar u drejtua nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nderkohe qe dyshja Berisha-Rama ishin perballe njeri-tjetrit. Brenda harkut kohor te 10 diteve dy lideret e se djathtes dhe se majtes qe per 16 muaj lsquokacafyteshin ne distance me njeri-tjetrin jane takuar dy here ne te njejten salle te Kryesise se Kuvendit me paqe te plote. Takimi i pare ishte me 22 tetor ne tryezen e reformes zgjedhore ndersa i dyti ka qene dje ne mbledhjen e Komitetit Shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Perpos debatit mes paleve mesazhi qe percjell ulja ne tryeze te perbashket te dy lidereve pervec pjekurise politike ka ne thelb ndryshimin e kursit politik qe ka dominuar per 16 muaj me radhe.
Berisha-RamaKryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites Edi Rama kane gjetur kompromisin e perbashket per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar te qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori por jane ndare ne idene e shembjes se Piramides. Kreu i qeverise Sali Berisha deklaroi ne menyre eksplicite e te prere se nuk mund te ruhet monumenti i Piramides sepse eshte i lidhur me Enver Hoxhen ndersa kryesocialisti Rama rezervoi dakordesine e tij ne kembim te tri kushteve. Kushti i pare i kreut te opozites eshte mosshembja e Piramides i dyti eshte ngritja e nje konkursi nderkombetar dhe i treti qe qeveria te zgjidhe paralelisht edhe problemin e nje televizioni kombetar si Top Channel per menyren e sistemimit te tij. Kryeministri Berisha pranoi zhvillimin e nje konkursi nderkombetar kembenguli ne idene e shembjes se Piramides dhe nuk dha asnje pergjigje lidhur me sistemimin e televizionit kombetar Top Channel. Debati Berisha-Rama u interferua jo vetem nga nderhyrjet e kryetares Jozefina Topalli por u kthye edhe shume vite pas ne kohe duke perfshire si pjese te debatit edhe diktatorin Enver Hoxha.
Kushtet e RamesPas nje debati te ashper me Kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli kryesocialisti Rama kerkoi plotesimin e tri kushteve. Sipas Rames konkursi nderkombetar nuk mund te kthehet ne nje alibi per te shembur godinen. Nje tjeter kusht i kerkuar nga Edi Rama ishte qe qeveria duhet te zgjidhe paralelisht edhe problemin e nje televizioni kombetar per vete menyren se si jane ndertuar marredheniet mes qeverise dhe medias. Une mendoj se ne rast se biem dakord per keto nuk ka arsye pse te mos i hapim rruge nje procesi qe e transformon ate ngrehine qe sot eshte realisht germadhe ne nje Parlament tha Rama. Kryesocialisti Rama i kujtoi Kryeministrit Berisha se te sillesh sic u soll Enver Hoxha kur shikonte fytyren e armikut me Piramiden do te thote te jesh taleban. Kryeministri ne lidhje me Piramiden u tregua i vendosur duke thene se do ta shembe ndersa kreu i opozites i kujtoi Ju nuk jeni zoti i ketij vendi. Ju nuk jeni Kushtetuta e ketij vendi.
Debati per Enver HoxhenDiktatori Enver Hoxha lsquorikthehet ne seline e ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes. Treshja dominuese e politikes Sali Berisha Edi Rama dhe Jozefina Topalli ne akuzat e ndersjella nuk kane lene pa permendur edhe diktatorin Hoxha. Fjales se kryesocialistit Rama se Berisha ka frike nga hija e Enver Hoxhes ka prishur paqen dhe buzeqeshjen ne sallen e Kryesise se Kuvendit mes lidereve. Berisha e akuzoi Ramen si lider shpirteror te Enver Hoxhes duke e konsideruar si piktor i realizmit socialist te penduar. Nese nuk eshte penduar ne ideologji eshte penduar ne art dhe me vjen mire. Kaq ka mjaftuar qe kreu i PS-se ti kujtoje teseren e Partise se Punes dhe eksperiencen e tij si mjek i Byrose Politike Kryeministrit aktual.