E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ne 2 persona kane makine

Nje ne cdo dy persona disponon nje automjet ne Austri. Zyra e statistikave njoftoi dje se 4.25 milione automjete rezultojne te regjistruara ne Austri ne fund te vitit te kaluar. Sipas saj, "kjo nenkupton qe nje ne cdo dy persona ne Austri, qe nga bebet deri te 100-vjecaret, disponon te pakten nje automjet". Qe nga viti 1960, numri i automjeteve ne vend eshte rritur me se dhjete here. Afro 47 vjet me pare kishte vetem 404 mije automjete. Shifra prej nje milion automjetesh te regjistruara u kalua per here te pare ne vitin 1970. Denduria me e madhe e automjeteve eshte ne Burgenland, provinca me lindore ne vend qe kufizohet me Hungarine, 586 automjete per 100 banore dhe me e vogla ne Vjene, ku shifra eshte 395 automjete per nje mije banore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›