E Diel, 1 Nëntor 2026

Një nënë “sexy” me Santiagon në krahë

Bukuroshja e mban me vete të birin edhe gjatë punës për një spot të ri.

Që kur është bërë nënë duket më e bukur dhe më sensuale se kurrë. Format e buta e marramendëse, vështrimi i ëmbël dhe magnetik. Me pak fjalë, Belen është e papërmbajtshme. E mban Santiagon gjithmonë me vete, së pari në pasarelë kur debutoi si stiliste dhe tani në "backstage"-in e spotit të ri që po realizon për "2Jewels", ku ka nxjerrë në pah të gjithë anën e saj seksi.

Me një fustan të bardhë (që më pas është shndërruar në të zi) me dekolte shumë të hapur, Belen tërheq mbi vete kushedi sesa vështrime. Ndërkohë që objektivi i aparatit e kap në një përzierje në perfeksion të bukurisë latine, formave të parezistueshme dhe ëmbëlsisë femërore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›