E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna “mendon” se duhej ta fitonte Videofestin

Menjëherë pasi u bë e ditur se Flori triumfoi në edicionin e sivjetmë të Videofestit muzikor, filluan të qarkullojnë komente të ndryshme në rrjetet sociale se ajo që do të duhej të fitonte, është këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu-Tuna.

Duket se edhe këngëtarja po e mendon një gjë të tillë madje këto komente po i shkojnë për shtat.

“E lumtur që dikush sheh më larg se sytë e vet”, ishte komenti i saj në rrjetet sociale bashkëngjitur me shkrimin ku flitet për reagimin e fansave.

Megjithatë, këngëtarja nuk është se mbeti pa çmim. Ajo triumfoi në kategorinë ‘Video spoti me performancën më të mirë’ më videoklipin ‘I Asaj’ dhe gjithashtu në kategorinë, ‘Videospoti më i mirë në konkurrencën e fermave’. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›