Një nënë si e Ritës

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Prishtina Rita Ora, është shndërruar në mega yll vetëm 18 muaj pasi që u paraqit në skenë.
Në rritjen e saj profesionale, ndikim të madh ka pasur e ëma, Vera, të cilën Rita e vlerëson si "gruan e cila e ka inspiruar dhe ka pasur më shumë ndikim në jetën dhe karrierën" e saj.
Përveç se e ka shoqëruar shumë herë në takimet me Jay Z e Beyonce, ku sipas Ritës e ka "turpëruar" me rrëfimet për fëmijërinë e saj, Vera i qëndron pranë së bijës edhe në klubet e natës.
Historia britanike e Rita Sahatçiut fillon me largimin nga regjimi brutal i Slobodan Millosheviqit në Kosovë.
Para se të arrinte në majat e toplistave botërore, Rita ka kaluar kohë të vështira.
Prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu, ishin larguar nga Prishtina në vitin 1991 dhe arritur në Londër, kur ajo ishte vetëm një vjeçare. /Indeksonline/