E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen më 40 qese marihuanë

Në lagjen Tjegullorja të Mitrovicë, dje Policia e Kosovë ka venën në pranga dy qytetarë pasi që u ka gjetur disa qese me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe një armë.

“Ne bazë te urdhëresës te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë është bërë kontrollimi i dy shtëpive pronë e dy te dyshuarve meshkuj K-Shqiptar ku gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar : 40 qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit marihuanë ne peshë 73 gr, një revole te tipit Zastava, 14 fishek te cal. 7.65 mm dhe 18 qese qe dyshohet se shërbejnë për paketimin e narkotikëve”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit me urdhër te Prokurorit janë dërguar ne mbajtje. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›