Silva, nuk i dedikoi këngën Sali Berishës

Bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, me Mandin e Dafin, në këngën “Të ka lali shpirt” është mirërpitur nga publiku, ndonëse nuk është vlerësuar nga profesionistët e muzikës.
Kjo këngë që përcjellë tendencën në muzikë të viteve të fundit, për të kombinuar muzikën tallava me atë moderne dhe rep, ka regjistruar shumë klikime në YouTube, duke bërë zhurmë të madhe mediatike.
Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”, ku pas batutave të ndryshme, Çani i ka kërkuar Silvës ta këndojë këngën në studio duke e transformuar vargun kryesor të këngës, me të cilën është titulluar. Ai i ka kërkuar që vargu “Të ka lali shpirt” të këndohej nga ai me fjalët “Të ka Sala shpirt”, si një dedikim për kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Në një improvizim të këngës, Mandi këndoi vargun “Të ka Sala shpirt, të ka Sala xhan”, ndërsa Silva refuzoi ta përmendë Berishën në vargjet e saj, duke kënduar “Lali, xhan xhan, Lali, Çan, Çan”, duke i bërë një dedikim Arian Çanit, dhe duke shmangur përmendjen e kryeministrit. E pyetur për këtë refuzim në një fare mënyre, Silva e cila nuk pranoi të jepte detaje, tha që: “Unë kam qenë dhe do mbetem origjinale në gjithçka që bëj dhe nuk pranoj të ndikohem apo të shkoj nga fryn era”. /Indeksonline/