Nje njesi e vecante e CIA-s merret me zbulimin e gjendjes shendetesore te udheheqesve te huaj

Qofte ne sisteme demokratike apo diktatoriale shendeti i udheheqesit te vendit eshte ndoshta sekreti i ruajtur me me teper kujdes. Prandaj kur ata mblidhen per nje aktivitet te rendesishem si ai i takimit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara agjencite e zbulimit kontrollojne me kujdes per sinjale te gjendjes shendetesore te presidenteve apo kryeministrave pjesemarres.
Nje kolle e papritur apo nje rritje temperature e nje presidenti kryeministri diktatori apo mbreti mund te shkaktoje levizje marramendese ne tregjet financiare mund te nxise fillimin e nje revolucioni mund te krijoje nje krize trashegimie ose mund te lekunde rezultatet e zgjedhjeve. Rose McDermott e Universitetit Brown e cila ka kryer mjaft studime dhe ka shkruar gjeresisht per teknikat e zbulimit mjekesor thote se nje vend mund te gezoje epersi politike dhe diplomatike nese zbulon te verteten mbi gjendjen fizike te nje udheheqesi te huaj me probleme shendetesore.
Mund te jete tejet e rendesishme pasi mund te luhase qendrueshmerine e qeverive ne menyre te vecante per sa i perket regjimeve autoritare apo totalitare ku ata te cilet kane fuqi vendim-marrese jane vertet te paket. Kur zbulohet se dikush eshte semure cila eshte prognoza e tyre dhe cila eshte diagnoza e tyre jepet keshtu mundesia per te menduar se cili kandidat per pasardhes duhet mbeshtetur.
Ne brendesi te agjencise amerikane te zbulimit CIA ekziston nje njesi qe merret me zbulimin e kushteve te verteta shendetesore te udheqesve boterore. Njesia e Vleresimit Mjekesor dhe Psikologjik ose MPAC puneson ose konsulton mjeke sociologe shkencetar te politikes dhe antropologe te kultures per te keqyrur gjendjen fizike te njerezve ne pushtet.
Zbulimi me saktesi i kushteve mjekesore eshte dicka shume e veshtire. Dr. Jerrold Post i cili ne vitet 70 krijoi njesine e CIA-s per kryerjen e analizave psikologjike te udheheqesve te huaj thote se lideret fshehin te verteten mbi gjendjen e tyre shendetesore per te mos u dukur te dobet.
Nje nga gjerat me te rendesishme eshte aftesia e fshehjes te se vertetes. Ne te gjithe duam nje udheheqes qe eshte i mencur i ditur dhe i fuqishem. Imazhi publik i nje kryetari i cili duket i semure mund ta beje ate me pak terheqes si udheheqes. Njerezit e pushtetshem e kuptojne kete ne menyre intuititve. Prandaj ne historikisht kemi pasur fshehje te medha te se vertetes dhe vazhdojme te kemi edhe sot.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Franklin Delano Roosevelt jo vetem qe ishte i semure me poliomielit por ai gjithashtu ne fillimin e mandatit te tij te kater ne vitin 1944 pati probleme ne zemer te cilat shkaktuan edhe vdekjen e tij nje vit me pas. Presidenti Grover Cleveland iu nenshtrua nje operacioni sekret per shkak te nje tumori kanceroz ne gryke brenda nje jahti ne vitin 1893. Presidenti Woodrow Wilson u mbajt ne izolim pas nje goditjeje cerebrale ne vitin 1919. Gjendja e dobet shendetesore e udheheqesve boterore si shahu i Iranit dhe presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos jane shembuj me te fundit te sekreteve mjekesore.
Dr. Jonathan Clemente nje mjek i cili po shkruan nje liber mbi pergjimin mjekesor thote se sot mund te mesohet shume edhe vetem duke pare me kujdes videot ose fotografite sidomos ato me shikueshmeri te cilesise se larte.
Ata shohin nese ka ndonje shenje te jashtme te ndonje dobesie fizike apo te ndonje semundjeje. Me pas ata shohin videot per te veshtruar se si personat paraqiten. A kane ndonje shenje qe sinjalizon dobesi apo veshtiresi per te qendruar A kane ndonje veshtiresi ne te ecur A perdorin nje krah me shume se nje tjeter Ose ata veshtrojne simetrine e fytyres. A ka ndonje shenje te ndonje gotitjeje cerebrale te meparshme
Por nese nje udheheqes mbahet larg nga syte e publikut atehere agjencite e zbulimit duhet te bazojne punen e tyre tek burimet njerezore te informacionit. Fred Burton zevendes president i zbulimit ne firmen private per konsultime strategjike Stratfor thote se mbledhja me ane te informatoreve e te dhenave mjekesore mbi lidereve boterore nuk eshte me pak e veshtire se zbulimi i vendndodhjes se terroristeve te Al-Kaides apo se percaktimi i gjendjes se programit berthamor te Iranit.
Njerezit bashkepunimi i te cileve mund te perdoret mund te jene drejtues spitalesh infermiere ndihmes mjeke transportues te gjakut apo te lengjeve trupore ose mund te punojne ne laboratore. Mund te jete kushdo qe mund te bjere ne kontakt me te dhenat mjekesore neper spitale apo ne mjedise te ngjashme.
Burton thote se keta informatore mbledhin mbeturinat mjekesore te cilat mund te japin te dhena te rendesishme mbi gjendjen shendetesore te nje personi.
Asnje fashe e hedhur apo dicka si shiringat nuk duhet te anashkalohet pasi prej tyre mund te nxirret informacioni gjenetik i ADN-se si dhe mund te zbulohet grupi i gjakut duke lejuar keshtu kryerjen e analizave qe mund te cojne ne percaktimin e problemeve shendetesore qe nje person mund te kete. Pra edhe pse nuk eshte ajo cka mund te mendohet keto jane proceset qe punonjesit e sherbimeve te zbulimit duhet te kryejne.
Analistet thone se keto procese jane me pak te veshtira nese udheheqesve u duhet te shkojne jashte shteteve te tyre per trajtime mjekesore dhe kjo ndodh shpesh. Dr. Clemente thote se ka patur raste kur agjencite e zbulimit kane kerkuar te marrin ne menyre sekrete lengje trupore per ti analizuar.
Ka edhe histori te pavertetuara qe une mendoj se kane disa te verteta brenda tyre sipas te cilave ka ndodhur qe ata te kene arritur te zoterojne ne menyre te fshehte lengje trupore. Une nuk kam arritur te gjej ndonje informacion zyrtar te parezervuar mbi kete por disa njerez te mireinformuar me kane treguar se te pakten eshte tentatuar te behet nje gje e tille.
Dr. Clemente permend se mjeket jane te mesuar qe kur percaktojne diagnozen e te semureve terminale te mos tregojne se sa kohe u mbetet per te jetuar. Ai thote se edhe analistet e zbulimit mjekesor te CIA-s nuk bejne kurre nje prognoze te plote te pritshmerise jetesore.
Ne menyre te ngjashme analistet e Njesise per Vleresimin Mjekesor dhe Psikologjik mundohen te shmangin percaktimin e prognozes ne ate menyre si per shembull Fidel Kastro do te vdese brenda gjashte muajve. Ajo qe ata mundohen te bejne eshte mbledhja e fakteve. Dhe ata thone qe dikush ne kete gjendje do te kete kete lloj ecurie shendetesore.
Por edhe ne keto kushte percaktimi i gjendjes shendetesore ne distance mund te jete teresisht i gabuar. Ne vitin 2006 drejtori i atehershem i Sherbimit Kombetar te Zbulimit John Negroponte i tha gazetes Washington Post se udheheqesi kuban Fidel Kastro ishte ne prag te vdekjes dhe i kishin ngelur vetem disa muaj per te jetuar. Pese vjet pas atij pohimi zoti Kastro eshte ende gjalle.