E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri jashtë dialogut, kërkohet negociator i ri me Serbinë!

PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka shumë mundësi që të lihet jashtë dialogut të ardhshëm që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë.

Koha Ditore bën me dije se sipas burimeve diplomatike ekziston një vlerësim pozitiv për performancën e zëvendëskryeministres kosovare në dialogun teknik, por preferohet që me Beogradin zyrtar të vendoset një dialog politik, për të zgjidhur cëshjet  mbetura pezull.

Paralajmërimet për largim e mundshëm të zv/kryeministres si negociatore kanë nxitur reagimin e Tahirit, e cila ka theksuar se pavaarësisht se nga ndërkombëtarët kërkohet një dialog politik me Serbinë, Kosova nuk do bisedojë pë cështjet e brendshme të saj.

“Ne e kemi pranuar këtë dialog për shkak se është teknik dhe do të mbetet i tillë deri në fund”,- ka thënë Tahiri.

Burime diplomatike kanë thënë për mediat kosovare, se nga kryeministri të Kosovës Hashim Thaci, do të kërkohet që ekipin e dialogut politik ta udhëheqë dikush që mund të vlerësohet si “dora e djathtë i vetë Thaçit”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›