E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sateliti UARS pritej ne Itali bie ne Atlantik

Mëngjesin e sotëm Uars, sateliti amerikan që rezikonte të përplasej në Itali, hyri në orbitën e Tokës për tu përplasur më pas në Oqeanin Atlantik. NASA tha se ka filluar kërkimet për të zbuluar gjurmë të satelitit gjashtë tonësh, i cili preku sipërfaqen e planetit në orën 7 e 9 minuta.

Pjesa më e madhe e anijes duhet të jetë shpërbërë në momentin e përplasjes, por shkencëtarët janë në kërkim të një mase rreth 500 kg që ndodhta mund të pluskojë në sipërfaqe. Mbetjet mund të jenë shpërndarë në një hapësirë prej rreth 800 km thonë ekspertët e NASA-s.

Delina Bitraku

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›