Nje pakete qe rrit shpresat

Ky duhet te kthehej ne samit te gjithe samiteve ne zgjidhje perfundimtare te krizes se euros. Pergjate nje viti e gjysme ne kemi perjetuar nje takim krize pas tjetrit se fundi ne distanca te shkurtra kohore. do here thuhej se rezultati duhet te binde tregjet. Por cdo here pas pak permendeshin shuma edhe me te medha parash duke diskutuar masa edhe me te forta sepse tregjet nuk tundeshin nga istikami.
Baza e paketes
Po kesaj here Rralle ka ndodhur qe shpresat ne nje takim te kryetareve te shteteve dhe te qeverive evropiane te ishin kaq te medha. Nata ishte e gjate. Pa humbur kohe u muar vendimi per rekapitalizimin e bankave. Veshtiresite erdhen kur u diskutua per te ashtuquajturin leve te fondit te shpetimit te euros e cila ka qene teme e diskutimeve ditet e fundit ne Gjermani. Por kur erdhi puna per faljen e borxheve Greqise dhe pjesemarrjen e bankave atehere bisedimet ngecen per ore te tera. Sa kohe qe kjo pike mbeti e pazgjidhur marreveshjet per ceshtjet e tjera nuk kishin kuptim. Sepse gjithshka eshte e nderthurur dhe vetem nje pakete e pergjithshme mund te zgjidhe problemet. Vetem ne oren tre e gjysme u dha sinjali se bankat hoqen dore vullnetarisht nga gjysma e borxheve te Greqise.
Fitim kohe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christoph Hasselbach
Kjo eshte minimumi i asaj qe duhet bere qe Greqia te mund te marre serish fryme lirisht por maksimumi i asaj qe jane gati te bejne bankat. Ende nuk dihet nese paketa do te arrije te kthehet ne clirimin e madh dhe do te mund te binde tregjet. Edhe kesaj here e para qe arrihet eshte te fitohet kohe. Por kjo kohe eshte e vlefshme. Ajo duhet te shfrytezohet per punen e nevojshme konsoliduese ne cdo vend anetar. Por pikerisht ne kete pike ne takimin e nivelit te larte u arrit nje cudi. Diten e diele Merkel dhe Sarkozy dhe te tjeret i kerkuan Berluskonit ti sjelle Evropes reforma te menjehershme. Dhe tre dite me vone Berlusconi vjen me reformen e pensioneve. Por edhe me shume se kaq Italia ka premtuar ulje konkrete te borxheve Spanja program kursimesh.
Shfrytezim i momentit
Kjo shton shpresat. Sigurisht pa presionin e politikes dhe tregjeve financiare nuk do te kishte ndodhur asgje. Dhe kur gjendja te stabilizohet serish vullneti per reforma mund te venitet.
Prandaj tani eshte e rendesishme puna konsoliduese dhe kontrolli reciprok i vendeve te BE-se. Ndryshime te paktit do te ishin zgjidhja me e paster. Por kjo kerkon shume kohe.
Autor Christoph Hasselbach
Redaktoi Angjelina Verbica