Eurozona kunder bankave - grindje per faljen e pjesshme te borxheve Greqise

Kryeministri i Britanise se Madhe David Cameron deklaroi pas raundit te pare te konsultimeve per krizen te merkuren 26.10. ne Bruksel perpara gazetareve se BE ra dakord per nje plan per rikapitalizimin e bankave evropiane. Por kusht per kete eshte pranimi i nje pakete te shpetimit te euros nga ana e vendeve te eurozones
Ne beme perparime te mira per rikapitalizimin e bankave. Per kete vendim nuk u bene kompromise. Per te tani u ra dakord. Por do te kemi avancim vetem kur te avancojne pjese te tjera te nje pakete te plote dhe sonte duhet te behet perparim i metejshem per kete.
Deri gjysme ore para mesnates ishte e paqarte nese do te kishte sukses hapi me i rendesishem nje qethje prej 50 e barres greke te borxheve. Shanset megjithate dukeshin te medha qe fondi i shpetimit te euros EFSF do te rritej ne shumen 1 bilione euro.
Kancelarja Merkel e percaktoi ne mengjes ne Berlin synimin borxhi i pergjithshem i Athines duhet te ulet ne 120 perqind. Dhe ne baze te analizes se trojkes sektorit privat do ti duhej qe per te arritur kete te hiqte dore nga gjysma e kerkesave te tij per borxhet. Deri ne mbremje vone negociatat me bankat kishin ngecur ne vend sepse ato kerkonin nje sigurim te larte per letrat e reja dhe nuk ishin te gatshme per qethjen prej 50 te borxhit.
Kryeministri i Suedise Frederik Reinfeldt paralajmeroi qe te mos merren vendime te pershpejtuara shte me mire qe te arrihet nje zgjidhje rrenjesore e cila te funksionoje se sa te behet dicka me shume shpejtesi. Kur pasdite u pakesuan shpresat per vendime te forta te takimit te nivelit te larte ra edhe vlera e euros perballe dollarit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Cameron sqaron vendimet
Perpjekje mbinjerezore
Kryeministri i Greqise Jorgos Papandreu iu drejtua te pranishmeve ne takimin e nivelit te larte se ka ardhur koha qe te kapercehet pasiguria dhe te behet nje hap i madh ne drejtim te nje Evrope te sigurte. Ai u betua se greket po benin perpjekje mbinjerezore per ta sjelle ne rregull shtepine e tyre.
Merkeli duket se ishte e gatshme qe per shpetimin e grekeve te kalonte ne konfrontim me bankat. Bankat mbajne rreth 200 miliarde euro nga huate shteterore greke ndersa borxhi i pergjithshem i grekeve eshte rreth 340 miliarde dollare.
Ministri grek i Financave Evangelos Venizellos paraqiti para takimit te nivelit te larte nje model per shkurtimin e borxheve. Ne baze te tij bankat duhet tu kthehen 15 e huave qe kane dhene 35 perqind te tjera te shnderrohen ne hua te reja pjesa qe mbetet te eleminohet.
Por qarqe negociatore ne Bruksel e quajten pa shume shanse kete propozim. Ai qe preferohej ishte kembimi i huave te vjetra me hua te reja me nje humbje vlere prej 50. Huate e reja do te emetohen nga Fondi i Shpetimit te euros EFSF.
Autor Auron Dodi dapd/ DW
Redaktoi Aida Cama