E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nje parajse e lire, ne rivieren shqiptare”

“Nje parajse e lire, ne rivieren shqiptare”. Eshte titulli i artikullit mjaft interesant per rivieren shqiptare publikuar ne prestigjiozen “New York Times”. Vlora dhe Saranda nje zone mjaft e njohur e Rivieres Shqiptare, fillon keshtu shkrimi i se perditshmes amerikane New York Times ne nje artikull te posacem per bregdetin shqiptar.

Reportazhi eshte shkruar nga Seath Kugel i cili ka vizituar personalisht brigjet e mrekullueshme te vendit tone, nga Vlora ne Sarande, nje zone e njohur ndryshe si riviera shqiptare.

Fillimisht ai flet per fshatin Ilias ku eshte perballur me nje pamje mahnitese. Pertej rruges, reporteri shikon nje plazh idilik sic e quan ai, nje plazh me guralece te vegjel ndersa diku ka degjuar te flitet per “Manastirin”, sikur te kerkonte nje godine ku qendrojne murgj apo murgesha.

Por ne fakt ai gjen nje plazh te mrekullueshem ne bregun jonian, ne blu-ne e thelle te detit. Ne afersi te plazhit, vijon artikulli, shihen bunkere te shumte, te vendosur aty qe nga koha e ish diktaorit Enver Hoxha. “ Nuk shihet kembe njeriu ne kete plazh. Gjithcka eshte imja”, - shkruan autori duke iu referuar ketij ambienti, ndersa tregon se i mjafton vetem kaq per tu zhveshur e per te hedhur ne ujin e kristalte, duke regjistruar gjithcka ne kete udhetim. Behet fjale per gjirin e Gjipese, nje gji i mrekullueshem, dhe pasi del nga uji, gazetari sheh dy turiste austriake te vendosur prane nje shkembi te zones ndersa qeshin me te.

Shqiperia eshte padyshim nje vend shume i bukur ku me 500 euro ne jave mund te besh c’te duash – thote Kugel, ndersa permend marrjen me qera te makines per 4 dite, nje dhome fjetjeje, ngrenien, konsumimin e kafese apo edhe pijeve freskuese. Ne restorantet e hapura nga banore te zones, mund te konsumosh nje vakt ushqimi me 8 euro – detajon artikulli. Udhetimi ne riviere eshte shume i bukur, duke nisur nga Vlora, edhe pse ne kete qytet mbizoteron kaosi, pasi rruget nuk kane emra, drejtuesit e automjeteve i ngasin makinat me shpejtesi, ndertime vend e pa vend etj.

Por kjo nuk eshte aq e habitshme per Shqiperine, nje nder vendet e varfra te Europes i dale nga diktatura komuniste, prej me pak se nje cerek shekulli. Reporteri pershkon edhe bulevardin Vlore- Skele, ku dallohen lehtesisht burrat qe tymosin duhan si oxhake dhe luajne domino. Himara eshte nje tjeter pike turistike e perzgjedhur si vendqendrim per nje nate ne kete udhetim per gazetarin e “New York Times”, i cili shetit edhe parkun kombetar te Llogarase.

Himara, tregon Kugel, nuk ka ndoshta plazhet me te mira, por te habit me gelimin e fast foodeve apo pike shitjeve te suflaqeve qe jane me shumice. Diku me tej, shihet edhe nje njeri qe ka hipur mbi nje gomar e kalon permes qytetit, e nje nderthurje e tille, duket se i terheq vemendjen turistit gazetar, i cili thote se ka shijuar edhe gatimin ne njeren prej tavernave te zones. Dikush e ka ftuar ate te provoje edhe rakine, pije alkoolike tradicionale e Shqiperise.

Kugel shprehet se i pelqen shume kalaja e Himares edhe pse disa zona eshte e veshtire ti gjesh pasi mungojne tabelat drejtuese. Udhetimi i gazetarit amerikan permend edhe qytetin e lashte te Butrintit, nje zone turistike qe ia vlen te vizitohet, apo edhe plazhi i Jalit, qe shtrihet rreth 3 milje larg rruges kryesore. Ne te, jane vendosur cadra qe jepen me qera dhe mikpritja eshte per t’u vleresuar.

***

Ne kete artikull gazetari i New York Times, i cili ka vizituar per disa dite Shqiperine tregon per bukurite e vendit por jo vetem, ato kane nxjerre ne pah dhe mikpritjen si dhe ushqimin teper te shijshem.

Korfuzi shenjestrohet lehte nga gazetaret per bukurite e tij. Per ata pika e fillimit te rivieres shqiptare eshte padyshim Vlora, nje qytet “ngjites” sic e ka pershkruar artikulli, ku jeta e nates eshte mjaft terheqese.

Ndersa Vlora thuhet ne artikull nuk eshte terheqese vetem per te rinjte qe duan te argetohem por edhe per moshat e mesme e te treta.

Me pas Vjen Himara, ku artikulli flet per pamjet e saj te mrekullueshme. New York Times thekson dhe gatimin shqiptar, ushqimet tradicionale dhe aq te shijshme. Shqiperia eshte e njohur per thesaret e saj historike dhe arkeologjike si qyteti antik i Butrintit por ka nje bregdet mbreselenes.

Jala, mjafton ta shohesh me sy te lire dhe cdo bukuri del. Por edhe e pare me syrin kritik me nje det aq te thelle nuk te le vend per te komentuar.

Ne fund te artikullit shkruhet se cilido mund te shkoje ne Shqiperi, nga cdo vend i Europes, edhe pse vete gazetari sugjeron nje kombinim udhetimi ndoshta duke nisur nga Greqia, Italia apo ndonje vend tjeter i Ballkanit. Ai informon edhe per udhetimet automobilistike, oraret e tyre dhe cmimet qe ofrohen, per te pare nje vend te tille.

Ushqimi eshte nje nder pikat kryesore qe e perditshmja amerikane thekson ne faqen e saj. “Ne Shqiperi pushimet mund te kalohen jo vetem duke qendruar ne hotel. Ato behen me mahnitese po te qendrosh ne nje cader kampingu per te shijuar ne kete menyre cdo cast nga bukurite e bregdetit shqiptar” – perfundon artikulli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›